E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet ritmi i prodhimit të energjisë elektrike

Hidrocentralet shqiptare ulin ritmin e prodhimit të energjisë elektrike, në krahasim me një vit më parë, i cili është përcaktuar si një vit rekord në prodhimin e kilovatëve të energjisë elektrike. Në bazë të një raporti 6-mujor, sipas INSTAT prodhimi i energjisë elektrike u ul me 16.4 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011.

Ndërkohë që, si rezultat i uljes së prodhimit vlen të përmendet edhe fakti se është rritur importi i energjisë elektrike me 36.7 për qind. Rritje të lehtë prej 9.9 për qind ka pësuar edhe energjia e prodhuar nga impjantet private e me konçension krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

TEC-et gjatë gjashtëmujorit të parë 2011 nuk kanë prodhuar energji elektrike. Si rezultat i rrjeteve të amortizuara, humbja e energjisë elektrike në rrjet ka qenë gjithmonë një problem por nën këtë aspekt sipas raportit të Instat Humbjet në rrjet janë ulur me 3.8 për qind gjatë gjashtëmujorit të parë 2011 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. E megjithatë përdorimi nga konsumatorët është rritur me 8.7 për qind krahasuar me gjashtëmujorin e parë në vitin 2010. Sasia e disponueshme për konsum final arriti vlerën 2,389 GWh dhe përbën 60.4 përqind të sasisë gjithsej të energjisë elektrike për përdorim.
 

Energjia e konsumuar nga sektori i familjes është rritur me 0.3 për qind ndaj sasisë së energjisë elektrike të konsumuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011. Ky sektor ka konsumuar 52.5 për qind të sasisë së përdorur nga konsumatorët gjithsej.
 

Energjia elektrike e konsumuar nga përdoruesit e tjerë si bizneset është rritur me 19.8 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011 krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Gjatë 2010-s prodhimi i energjisë arriti shifra rekord. Por aktualisht në kohën që prodhimi ka rënë ndjeshem, konsumi është rritur. Konsumatorët për këtë vit kanë përdorur më shumë energji gjatë 6 muajve të parë të këtij viti.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›