Juvetusi e pëson, Ferrara në rrezik
Itali
Seria A
Juventusi ka pësuar humbjen e tetë në këtë edicion të Serisë A, kësaj here nga Kievo në “Bentegodi” me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja ishte e ftohtë dhe nuk pati shumë raste. Kievo u mbajt mjaft mirë në këtë takim. Goli i parë dhe i fundit në këtë takim erdhi nga Sardo në minutën e 33. Të tjerë gola nuk pati deri në fund të takimit, kurse Kievo ruajti epërsinë. Pas kësaj humbjeje Ferrara nuk ka më se ku të shkojë. Pritet shkarkimi i shpejtë i tij, ndaj Juve duket se ka filluar të mendojë për pasuesin mes Hidink e Benitez.
#