E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ka ardhur koha që Edi Rama të largohet”- Profesori i njohur amerikan, Steve Hanke: Protestat studentore në Tiranë kundër korrupsionit qeveritar

Profesori dhe ekonomisti i njohur amerikan Steve Hanke shkruan se ka ardhur koha që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen.

berisha hanke

Teksa komenton protestat studentore në Tiranë, ai ka kritikuar qeverinë për korrupsionin dhe përshkallëzimin e dhunës gjatë demonstratave.

Në një postim në rrjetin social X, Hanke shkruan se për të 14-ën ditë, protestat studentore në Tiranë kundër korrupsionit qeveritar janë shoqëruar me episode dhune.

“Për të 14-ën ditë, protestat studentore në Tiranë, Shqipëri, kundër korrupsionit qeveritar, u shndërruan në përplasje të dhunshme. Si një Kalorës i Flamurit Shqiptar, mendoj se ka ardhur koha që kryeministri Rama të largohet nga pushteti”, shkruan Steve Hanke, në rrjetin social X.

steve hanke

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›