Bartet dokumentacioni i nëntë zonave kadastrale nga Gjilani në Novobërdë

Gjilan, 27 gusht - Komuna e Gjilanit i ka dorëzuar të premtën dokumentacionin kadastral Komunës së Novobërdës, duke përmbyllur kështu procesin e decetralizimit në këtë komunë. Në lokalet e Drejtorisë së Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronës në Gjilan, nen monitorimin e Agjencionit Kadastral te Kosoves, sipas Planit te Ahtisaarit mbi decentralizimin është bërë dorëzimi i gjithë dokumentacionit kadastral për nëntë zona kadastrale nga Komuna e Gjilanit në Komunën e zgjeruar të Novobërdës.
Në një ceremoni rasti, Gani Neziri, drejtor i Drejtorisë së Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronës i ka bartur edhe zyrtarisht dokumentacionin përkatës Selatin Beqirit, shefit i Urbanizmit dhe Kadastrit në Novobërdë.
Neziri tha se bartja e dokumentacionit të lartpërmendur bëhet për nëntë zona që më parë i takonin Gjilanit: Draganca, Koretishta, Kuvca e Epërme, Makreshi i Epërm, Makreshi i Poshtëm, Mozgova, Strazha, Stanishori dhe Parallova.
"Sipërfaqja e përgjithshme e zonave kadastrale që i janë bartë Novobërëdës është 9 mijë e 480 hektarë, ose afër 9.5 km, nga e cila, pronë private janë 4 mijë e 329 hektarë, ndërsa pronë shoqërore 5 mijë e 151 hektarë", ka thënë Neziri i Kadastrit në Gjilan.
Neziri nuk ka hezituar të pohojë se ky ka qenë një vendim politik i determinuar nga Pakoja e Ahtisarit, që ka të bëjë me decentralizimin, e që në realitet, sipas tij, nuk është decentralizim i drejtë në kuptimin më të mirë.
Neziri tha se të gjithë e dinë që kjo që po ndodh sot nuk edhe vullneti i plotë i qytetarëve të këtyre nëntë zonave, pasi decentralizimi duhet të kuptohet si ofrim i shërbimeve administrative sa më afër qytetarëve e në këtë rast është vepruar në të kundërtën, ka thënë ai.
"Përderisa Strazha, Stanishori, Pasjaku dhe Koretishta e kanë Gjilanin, gjegjësisht administratën komunale, vetëm 3 kilometra dhe nga këto 3 kilometra, tani shkon në 23 kilometra e më shumë, në fakt kjo ka goditur interesin e gjithë këtyre qytetarëve, por të gjithë jemi të vetëdijshëm që edhe pavarësia e shtetit të Kosovës është bërë në mbështetje dhe në bazën e dokumentit të Ahtisaarit", ka thënë Neziri.
Ai ka shtuar se, megjithatë, ky ishte vendim politik dhe është dashtë të zbatohet dhe nuk ka bërë ndryshe.
Ndërkaq, ditë më parë dokumentacioni kadastral është bartur nga Kamenica në Novobërdë, dhe Komunës së zgjeruar të Novobërdës i janë bashkangjitur 5 zona kadastrale të Kamenicës: Bolevc, Bushincë, Carefc, Miganovc dhe Tirincë.