E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ka ndonje koment Sali moralisti per keto fotot e Berluskonit

Jemi te gjithe deshmitare te merise se madhe qe e ka zene kryeministrin e Shqipnise me disa foto-nudo te rivalit te tij politik Edi Rames. Shyqyr qe televizori ka ekran se do na vinin fytyres sterklat e ulerimave te gjysh Saliut per Edvin lakuriqin qe bredh plazheve qe merr ne qafe grate etj. Edhe zemerimin e Jozefines te shprehur qarte dhe prere me fjalet na e shpifen burrat lakuriq e kemi akoma ne vesh e ne sy.


Aq shume e shqeteson sjellja e Rames me grate Saliun sa mbajti dhe ate fjalimin-horror ne Parlament dhe i nxori te gjithe klonet e tij me radhe te thoshin idiotesira publike. Per muaj me radhe breket e Edvin lakuriqit nuk u ndaheshin nga goja politikaneve te medhenj te Tiranes.
Dhe ne i besuam. Po po. I besuam sepse ne fakt Saliu eshte tip i besueshem qe ia ka bere kaq vend vetes ne kete fushe.

Mirepo qe pas takimit me Berluskonin nje pyetje na shqeteson... A ka ndonje koment Saliu per fotot e Berluskonit ne Vila Certosa ato qe i botuan mediat europiane para ca muajsh e qe mund ti shikoni edhe ne kete faqe


Berluskoni more zoti Sali i ka bere keto turpe duke qene dhe burre i martuar. Madje nuk i ka hequr breket me nje po me disa femra njeheresh sic e ke pare edhe ti ne keto fotot qe bene xhiron e planetit.

Madje nuk ka vetem keto foto por ka dhe nje njeqind histori te tjera skandalesh me femra nuditete breke madje dhe histori te miturash qe i sollen dhe letren publike te revoltes se bashkeshortes... Ti i di te gjitha keto se nuk te shpeton gje ty sidomos nga keto punet e grave...


Atehere si ta kuptojme o gjysh Saliu kete mendjen tende Pse e mban Silvion me hater o burre xhanani Dhe qe ta kuptojne analistet qe nuk te lene fjale pa ta analizuar ti je konservator apo ultraliberal Je mbrojtes i familjes apo je karagjoz kazermash Do te na i shpjegosh pak pse Silvio lakuriqi qenka mik i madh i shqiptareve kurse Edvin lakuriqi qenka armik i madh i shqiptareve


Aman fole nje fjale me peshe nga ato te tuat qe zene shume vend edhe per kete kontradikte te madhe qe na ka lene pa gjume. Edhe po nuk fole ska gje... Njesoj eshte.

La Repubblica Berisha e con Berluskonin te karriget e gazetareve

...Kryeministri Sali Berisha sapo kishte folur per moratoriumin e skafeve Nuk dua qe kriminelet te vijne ne Itali - ka thene Berisha. Berluskoni ka shtuar Per ata qe sjellin vajza te bukura mund te bejme nje perjashtim.


Berluskoni eshte shfaqur tejet galant ne marredheniet me gazetaret qe kishte marre me vete kryeministri Berisha. Fotoja standarde me shtrengimin e duarve te dy kryeministrave Berisha thote kjo eshte fotoja me e bukur e dites.


Epo... nese do te ishte dhe ndonjera prej tyre... eshte pergjigjur Berluskoni duke treguar me gisht gazetaret e ulura ne rreshtin e pare. Kryeministri shqiptar nuk e le te lutet me gjate dhe kenaq mikun e tij Silvio duke e afruar me gazetaret. Nje tjeter mundesi per tu fotografuar. Dhe Berluskoni nuk i reziston dot pa bere nje batute Dihet qe tashme une jam singell...


Berisha me pas ka ftuar ne Shqiperi Berluskonin Do te pres kryeministrin Silvio Berluskoni i cili eshte nje personalitet i dashur nga te gjithe shqiptaret dhe qe ka pasur shume raste per te treguar ndjenjat e tij per vendin tim dhe per qytetaret e mi...

Teksti i mesiperm eshte marre nga kronika e gazetes italiane La Repubblica mbi konferencen e shtypit Berluskoni-Berisha


Berluskoni lidhje me vajzen e Gedafit


Berluskoni kryeministri italian eshte bere serish epiqendra e akuzave me pulle te kuqe. Kete here ai akuzohet per kryerje te marredhenieve seksuale me nje te mitur marokene. I gjendur ne kete presion ka deklaruar se prej kohesh ka nje lidhje te qendrueshme me nje vajze. Nje vajze per identitetin e se ciles ai nuk ka pranuar te flase. Jane te shumte ata qe kane filluar te heqin baste dhe te permendin emrat e femrave me te cilen mund te jete i lidhur kryeministri italian. Ne morine e emrave qe nisin nga avokate deri tek kengetare spikat nje emer. Behet fjale per Ai sha Gedafin vajzen e liderit Gedaf. Avokatja 34-vjecare njihet ndryshe si Klaudia Shifer e shkretetires


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›