Kotorri e Lamaj akuze per grabitjen e 62 mije frangave

Prokuroria mbyll hetimin per dy te akuzuarit e grabitjes me arme te oficerit te Policise ne vitin 2000
Gjurmet e gjetura ne mjetin e te demtuarve sipas akuzes jane prova kryesore e krimit te kryer nga se paku 4 vete
TIRAN- Prokuroria e kryeqytetit mbylli hetimet dhe dorezoi per gjykim dosjen penale ndaj Elidon Kotorrit dhe shokut te tij tashme te shpallur ne kerkim nga policia Sajmir Lama per akuzen e vjedhjes me arme te 62 mije frangave zvicerane ne mars te vitit 2000 ndaj nje biznesmeni.
Kotorri i cili akuzohet si personi kryesor i dyshuar per grabitjen tashme ndodhet i denuar me burgim te perjetshem dhe vuan denimin ne nje nga institucionet e paraburgimit ne vend. Mbyllja e hetimit per Kotorrin dhe Lamajn u konfirmua per gazeten Shekulli nga burime zyrtare te institucionit te akuzes ne kryeqytet. Sipas tyre pas hetimit te kryer dhe referimit te policise mbi ngjarjen e grabitjes se nje bizesmeni ne vitin 2000 eshte zbuluar autoresia e ngjarjes me arme e ndodhur me 24 mars te 2000.
Prokuroria konfirmoi se nje nga provat me te rendesishme te dosjes eshte gjurma e nje gishti qe i perket Elidon Kotorrit e cila eshte administruar nga ekspertet ne vendin e ngjarjes. Burime te policise dhe te prokurorise thane se gjurmet e tyre jane identifikuar te njejta me ato te vendit te ngjarjes pas aplikimit te te denuarit Kotorri dhe Sajmir Lamajt per karta identiteti.
Me 24 mars te vitit 2000 hetuesit e policise se Tiranes moren denoncim nga ish- oficeri i policise Maksim Malaj se atij bashkeshortes se tij dhe bashkudhetarit E.Rrahmanlliu qe udhetonin me nje veture i kishin marre parate. Me 24 mars te vitit 2000 rreth ores 1600 ne aksin rrugor Rinas- Tirane Malaj udhetonte me mjetin e tij Fiat Uno ndersa kthehej nga aerporti bashke me bashkeshorten.
Ajo sapo kishte mberritur nga Zvicra. Vetures iu nderpre rruga nga nje mjet Renault ne te cilen ndodheshin kater vete te maskuar. Mes tyre sipas policise kane qene edhe Elidon Kotorri Sajmir Lamaj te cilet iu kerkuan personave te zbrisnin nga makina. Autoret sipas policise referuar deklarimeve te te demtuarve moren dy canta nje xhup lekure te bashkeshortes se policit si dhe pistoleten e punes se tij. Ne mesin e sendeve te grabitura sipas denoncimit te asaj kohe ndodheshin edhe 62 mije franga zvicerane dhe sende te tjera me vlere dhe rroba.
Dosja ne ngarkim te tyre mban nr. 880 dhe eshte regjistruar prane Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet ndersa pritet te shqyrtohet nga treshja gjykuese e kryesuar nga Ardiana Bera. Te pandehurit Kotorri e Lama akuzohen per vjedhje me arme ne bashkepunim akuze per te cilen dosja ishte referuar nga Drejtoria e Policise se Tiranes ne Prokurori.
Zbulimi i autoreve te ngjarjes eshte realizuar pas krahasimit te gjurmeve papilare qe ndodhen ne arkivin e kartotekes se Institutit te Policise Shkencore prane Ministrise se Brendshme dhe disa personave te dyshuar si autore te ngjarjeve te cilet kishin dhene gjurmet e gishtave ne kompanine koncesionare qe merret me mbledhjen e te dhenave individuale dhe prodhimit te kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike-thane burime te akuzes.
Hetimi ekspertet gjeten gjurme ne veturen e grabitur
Nga hetimet e kryera nga policia eshte zbuluar se vjedhja me arme eshte kryer nga kater persona por vetem dy prej tyre jane identifikuar. Njeri sipas hetuesve eshte Elidon Kotorri e tjetri Sajmir Lamaj.
Gjurmet e gishterinjve te te pandehurve u fiksuan nga ekspertet kriminaliste ne veturen me te cilen udhetonin te demtuarit. Gjate keqyrjes se saj nje mjet Fiat Uno me targe TR 9798 C u gjeten gjurme gishterinjsh te vlefshme ne pjesen e brendshme dhe te jashtme te xhamave te dyerve te vetures.
Ato u fiksuan e u arkivuan ne nje dosje ne kartoteken e Institutit te Policise Shkencore e me pas u hodhen ne bazen perkatese te te dhenave ku pas krhasimeve me gjurmet e marra nga kompania qe merret me prodhimin e kartave te identitetit u zbulua dhe autoresia e krimit.
Kotorri vuan denimin me burgim te perjetshem ne Fushe- Kruje
Elidon Kotorri eshte denuar nga gjykata per kryerjen e pese vrasjeve ne nje periudhe kohe te shkurter nga viti 1997- 2000 si seri e vrasjeve mes grupeve te rruges se Kavajes dhe Rruges se Durresit. Vrasjet e kryera zinxhir kane si motiv ngaterresat me femrat. Kotorri i datelindjes 1975 me tete klase shkolle i martuar sipas prokurorit ka pasur lidhje te ngushta me shtetasin Elton Zaimi. Ketu fillon edhe lidhja me konfliktin.
Zaimi ka pasur disa sherre me shtetasin Andi Hasani per probleme femrash. Si rezultat i thellimit te konfliktit ne 14 dhjetor 1999 ora 18.00 tek Pallati i Sportit Asllan Rusi Andi Hasani ne bashkepunim me persona te tjere ka vrare Elton Zaimin. Vrasja tek Asllan Rusi ndezi gjakrat. Shoket e Elton Zaimit u ngriten te gjithe per te marre hak. Ne 23 dhjetor 1999 ora 1430 tek lokal Andrin perballe Ambasades Kroate Kotorri me disa persona te tjere kane vrare Santilian Elezin dhe Fatmir Hodon si dhe kane plagosur lehte shtetasit G.Xhani E.Karanxha dhe D.Bejo.
Me 11 janar te vitit 2000 Elidon Kotorri me nje automjet Volksvagen ne bulevardin Bajram Curri pasi ka pare makinen tip Volvo me targa TR 59-27 D te Andi Hasanit ka qelluar mbi te. Si pasoje eshte vrare Andi Hasani Sokol Alushi Gazmend Zeneli dhe eshte plagosur G.Stefani. Pas kryerjes se krimit ai u kap ne Rinas teksa tentonte te shkonte ne Turqi. Prova e vetme dhe e pakontestueshme qe paraqiti prokuroria para gjykates ka qene nje qime floku e gjetur ne makinen e braktisur pas krimit.