Zyrtaret e Brukselit Vendimi publikohet ne fletoren zyrtare me 14 dhjetor per te hyre ne fuqi vetem nje dite me pas
Shqiperia dhe Bosnja pa viza ne BE prej 15 dhjetorit
Qytetaret e Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines prej 15 dhjetorit do te mund te udhetojne pa viza ne vendet e zones se Schengen-it shkruan gazeta boshnjake Nezavisne Novine kjo nga burime diplomatike prane Komisionit Evropian ne Bruksel. Ne rast se Keshilli i BE-se do te miratoje vendimin me 8 nentor sipas Marreveshjes se Lisbones ky vendim duhet te vertetohet nga Keshilli dhe Parlamenti Evropian qe pritet te ndodhe deri me 24 nentor. Vendimi me pas publikohet ne gazeten zyrtare me 14 dhjetor dhe ne fuqi hyn menjehere diten e neserme ka bere te ditur zyrtari i larte evropian per gazeten Nezavisne Novine.
Sipas mediave boshnjake nje nga shqetesimet e fundit te vendeve anetare te BE-se eshte vala e azilkerkuesve dhe se nje shqetesim i tille nderlidhet edhe me heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Ne jemi te bindur se keto dy vende kane ndermarre te gjitha masat qe mos te ndodhe fluksi i azilkerkuesve dhe kjo na shton besimin se jemi ne rrugen e duhur ka theksuar zyrtari evropian. Keshilli i Ministrave te Brendshem te BE pritet te miratoje javen e ardhshme ne Bruksel vendimin final per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare dhe ata boshnjake.