E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI po punon per te ardhmen e shqiptareve garanci per demokratizimin dhe integrimin

31-10-2010 / Gazeta 55

Ilir Meta takim me anetaresine e LSI-se ne Fier

Aleatja me e ngushte e demokrateve ne qeverisje Levizja Socialsite per Integrim jep garanci te metejshme ne demokratizimin e vendit dhe institucioneve shteterore ne rrugen drejt integrimit te vendit ne familjen europiane. Deklarata u be nga kreu i kesaj partie Ilir Meta gjate nje takimi me strukturat rinore ne qytetin e Fierit ku u diskutua lidhur me vendimin per liberalizimin e vizave dhe zgjedhjet vendore te 2011-es.
LSI eshte ajo force politike e cila ka treguar se eshte nje garanci solide per stabilitetin e vendit dhe te institucioneve te tij eshte nje force qe investon gjithcka per integrimin evropian te Shqiperise eshte nje force e cila nuk ka frike nga demokracia perkundrazi eshte nje force qe perpiqet ta ridimensionoje politiken ne vendin tone qe ska frike nga zgjedhjet e lira dhe punon qe vota e qytetarit te jete e barabarte u shpreh Meta.
Duke pershendetur organizimin e LRI-se se Fierit Meta u shpreh teper optimist per te ardhmen e LSI-se ne kete qytet.
Ai i ftoi te rinjte te marrin me shume pergjegjesi per te ardhmen ne menyre qe te shtohet me tej kontributi i tyre ne Keshillat Bashkiake dhe ato Komunale ne zgjedhjet e 8 majit. Ai vijoi me tej ne fjalimin e tij duke thene se LSI i jep energji pozitive politikes shqiptare dhe punon per ridimensionimin e demokracise.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›