E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Po tregohemi serioze me oferten e PS shpresojme te gjejme te njejtin seriozitet tek opozita

31-10-2010 / Gazeta 55

Kryeministri garantoi dje se per oferten e PS lidhur me Komisionin Hetimor do te kishte nje pergjigje publike diten e hene duke shpresuar se pas reagimit muaji i mjaltit te sillte nje pergjigje serioze nga ana e lidershipit opozitar

Diten e hene do te jepet pergjigja perfundimtare per oferten e Partise Socialiste bere dite me pare ne tryezen per reformen zgjedhore. Keshtu u shpreh dje kryeministri Sali Berisha lidhur me kerkesen e depozituar afro nje jave me pare nga kreu i opozites ne tryezen e partive politike. Kreu i qeverise vuri ne dukje se oferta po shqyrtohet me kujdes dhe me seriozitet.
Per pjesen tjeter eshte e sigurt se diten e hene do te kene pergjigjen tone serioze dhe uroj qe ata ta shqyrtojne e trajtojne me seriozitet tha kryeministri Berisha. Keto deklarata shefi i qeverise i dha gjate inaugurimit te nje ujesjellesi ne Marikaj. Kryeministri shtoi me tej para te pranishmeve se qeveria pavaresisht kerkesave te PS vazhdon axhenden e saj ku prioritet sipas tij kane reformat per liberalizimin e vizave. Vendimi per vizat eshte merite e qeverise theksoi Berisha qe shtoi se puna me e mire e kesaj qeverie ka qene investimi ne infrastrukture. Shefi i ekzekutivit nuk anashkaloi serish urimet per kryetarin e Partise Socialiste duke i uruar atij muaj mjalti te kendshem. Me lejoni ti uroj kryetarit muaj mjalti te gezuar. Kjo eshte ne rrafshin njerezor deklaroi Berisha.
Qendrimi i mazhorances per kerkesat e opozites ka qene qe ne krye te heres korrekt dhe racional per te shqyrtuar cdo pretendim ne perputhje me ligjet dhe kushtetuten e vendit. Pervecse opozita ska marre as guximin me te vogel per shtrimin ne rend ligjor te kerkesave dhe pretendimeve krejt e kunderta ka ndodhur me mazhorancen.
Kane qene disa thirrje publike apo takime te perbashketa mes perfaqesuesve te PS dhe PD si ne rastin e takimit Patozi-Ruci ku konkluzioni ka qene qe cdo arsyetim ne perputhje me ligjin PS ta adresoje te institucionet e ligjit sic ishte ne rastin konkret Gjykata Kushtetuese apo vijimi me pas drejt Komisionit te Venecias. Opinioni keshillues i dale nga keto institucione mund te kishte kontribuar denjesisht ne normalizimin e situates politike si dhe pajtimin mes paleve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›