Zhurma mediatike e zero alternativave sdo pengoje reformat dhe integrimin
Kryeministri Sali Berisha inauguron ne Marikaj ujesjellesin rajonal te bashkise Vore
Kryeministri Sali Berisha inauguroi dje ujesjellesin rajonal te bashkise Vore. Ujesjellesi i vendosur mbi kodrat e fshatit Marikaj eshte nje investim i buxhetit te shtetit me vlere 96 milion leke. Duke uruar banoret e Marikajt dhe te bashkise Vore per ujesjellesin e ri qe do te furnizoje me uje te pijshem 4 fshatra te kesaj bashkie me rreth 7 mije banore kryeministri Berisha garantoi se ne tre vitet e ardhshme do te asfaltohet cdo rruge te kesaj bashkie do te ndertohet nyja e Vores si dhe ujesjellesi e sistemi i kanalizimeve per cdo fshat te saj.
Ne pershendetjen e tij kreu i qeverise Berisha i kushtoi rendesi te vecante zhvillimit te projektit te ullirit dhe ftoi fermeret e kesaj zone te njohur per prodhimin e ullirit per te zgjeruar siperfaqen e mbjelle me ulli nga 300 hektare aktualisht ne 1 mije hektare duke i garantuar se qeveria do ti subvencionoje per cdo rrenje ulliri te mbjelle.
Kryeministri u berigjithashtu te njohur se kete vit fillon nje tjeter projekt ambicioz per kultivimin e drureve frutore te arres bajames geshtenjes sheges. Me tej kryeministri u ndal edhe ne reformat e ndermarra nga qeveria dhe prioritetet e axhendes se saj si interesi me i mire i qytetareve shqiptare.
Ne vazhdojme axhenden tone dhe kjo pune qe bejme eshte ne interesin tuaj me te mire. Pavaresisht nga zhurma mediatike e atyre qe kane zero alternative qeveria vazhdon reformat e medha e te thella me te cilat beri te besueshme Shqiperine e shqiptaret per heqjen e vizave. Me keto reforma qeveria ka bere investime te medha ka bere realizime serioze dhe ju garantoj se ky vendim eshte fund e krye i bazuar ne meriten ne realizimet e Shqiperise shqiptareve dhe qeverise shqiptare u shpreh kryeministri.
Berisha premtoi para banoreve se qeveria vazhdon te kete ceshtje kryesore rritjen e rrogave dhe pensioneve une kam kenaqesi se sot cdo fermer ne Vore e ne mbare Shqiperine i cili kater vite me pare merrte 3 400 leke sot merr dyfishin merr 7 200 leke dhe i garantoj se nuk do te ndalemi por do te ecim me shpejtesi drejt asaj kohe qe edhe ne fshatin shqiptar te mos kete pension nen 100 dollare.
Gjithashtu kreu i ekzekutivit garantoi banoret se gjate tre viteve te ardhshme Shqiperia ne cdo cep te saj ne cdo fshat e lagje te saj do te kete infrastrukturen moderne te nje qyteti te zhvilluar.