E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia dhe Maroku mundesi bashkepunimi per shkembimet ekonomike sociale dhe kulturore

31-10-2010 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ne Asamblene Parlamentare te Mesdheut

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mori pjese ne sesionin e 5-te Plenar te Asamblese Parlamentare te Mesdheut i cili u mbajt ne Marok. Gjate kesaj vizite Kryetarja e Kuvendit Znj Jozefina Topalli ka marre pjese ne Sesionin 5-te plenar te Asamblese Parlamentare te Mesdheut Parlamentary Aassembly of the Mediterranean PAM. Topalli ka zhvilluar nje sere takimesh me kolege te saj te vendeve te ndryshme pjesemarres ne punimet e kesaj asambleje.
Ne vleresimin e saj Kryetarja e Kuvendit i cilesoi punimet e Asamblese Parlamentare te Mesdheut si dhe takimet e zhvilluara me kolege e homologe te saj si nje mundesi te jashtezakonshme per te shkembyer eksperienca me vendet e Mesdheut si dhe per te ngritur nivele te reja bashkepunimi me keto vende ne te gjitha fushat.
Ne vijim te vizites kryeparlamentarja shqiptare ka zhvilluar nje sere takimesh te rendesishme dypaleshe me personalitetesh te larta te Marokut. Kryefjala e ketyre takimeve ka qene nxitja dhe forcimi i marredhenieve mes dy vendeve si dhe intensifikimi i bashkepunimit mes Shqiperise dhe Marokut per shkembimet ekonomike sociale kulturore etj.
Nje tjeter takim te rendesishem Kryetarja e Kuvendit e ka zhvilluar edhe me Kryeministrin e Marokut Abbas El Fassi i cili ne mbeshtetje te vendosjes se nje bashkepunimi te ngushte midis vendit qe ai drejton dhe Shqiperise pritet te zhvilloje nje vizite zyrtare ne Shqiperi. Gjate ketij takimi dy personalitetet shkembyem mendime mbi situatat mbi zhvillimet mbi mundesite dhe potencialet qe dy vendet tona si vende anetare te Mesdheut kane nevoje per te vendosur bazat ligjore per te filluar nje bashkepunim te ngushte dhe te fuqishem ne fushen ekonomike te tregtise ne fushen e eliminimit te taksave te dyfishta shkembimet kulturore etj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›