E Diel, 1 Nëntor 2026

Ka përfunduar sot në Romë takimi i Trojkes Europiane me Shqipërinë, ku delegacionin shqiptar e kryesonte Kryeministri Fatos Nano. Në këtë takim janë diskutuar proritetet e Presidencës Ita

Ka përfunduar sot në Romë takimi i Trojkes Europiane me Shqipërinë, ku delegacionin shqiptar e kryesonte Kryeministri Fatos Nano.

Në këtë takim janë diskutuar proritetet e Presidencës Italiane për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor në dritën e konkluzioneve të samitit të BE-së në Selanik, të zhvilluar rreth një muaj më parë.

Në qëndrimin përfundimtar të këtij takimi të rëndësishëm për Shqipërinë thuhet se Kryeministri Fatos Nano ka garantuar vullnetin e plotë të Qeverisë që ai drejton për të vazhduar në rrugën e reformave të gjithanshme si dhe të luajë një rol dinamik edhe në integrimin rajonal.

Trojka e BE-së ka shprehur edhe një herë impenjimin e plote për të mbështetur perspektiven europiane të Shqipërisë dhe te Ballkanit Perëndimor,duke konfirmuar rëndësinë e procesit të stabilizim-asocimit dhe te bashkëpunimit të ngushtë me strukturat e BE-së per kete qellim.

Ne kete drejtim autoritetet e larta te BE kane inkurajuar Shqipërinë në përpjekjet e saj për t'u përafruar me standartet dhe strukturat europiane.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›