E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë vizitës së tij në rrethet e Librazhdit dhe Pogradecit, Kryeministri Fatos Nano iu përgjigj edhe interesimit të shtypit në lidhje me aleancat parazgjedhore, në kuadrin e përgatitjeve pë

Gjatë vizitës së tij në rrethet e Librazhdit dhe Pogradecit, Kryeministri Fatos Nano iu përgjigj edhe interesimit të shtypit në lidhje me aleancat parazgjedhore, në kuadrin e përgatitjeve për zgjedhjet e tetorit për pushtetin vendor.

Pyetjes se, nderkohë që aleatët nuk kanë ende një qëndrim të prerë, mendoni se do t'i rishikoni aleancat parazgjedhore me ta, duke patur parasysh edhe zhvillimet e fundit, - Kryeministri Nano i dha këtë përgjigje:

"Asnjë nga aleatët nuk ka kontenstuar koalicionin bashkeqeverisës, i cili drejton Shqipërinë prej gjashtë vjetësh. Nuk është hera e parë që ka pak probleme në zgjedhjet administrative dhe kjo nuk e cënon koalicionin, sepse boshti, shtylla kurrrizore e aleancës për shtetin është bashkëpunimi midis fituesish dhe jo humbësish.

Pra, bashkëpunimi edhe atje ku konkurohet, (ne jemi një mjedis shume demokratik që na pëlqen të konkurojmë edhe për vete sepse opozita çalon) do të jetë sërish një bashkëpunim mes fituesish sepse, ne kemi kuptuar dhe duam që demokracia te funksionojë deri në nivelet vendore. Asnjë titullar, cilido te jetë ai, nuk mund të drejtojë pa këshillat komunale dhe bashkiake dhe, për pasojë jam i bindur që do të afirmohen në maxhoranca të qeverisjes vendore në gjithë territorin përfaqësuesit e koalicionit aleanca për shtetin. Dhe kjo, natyrisht, nuk bën gjë tjetër veçse konsolidon dhe stimulon akoma më shumë qeverisjen qëndrore".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›