Ka vepruar me dore te rende UEFA ndaj trajnerit te Realit Murinjo

Shuplaka ka qenë e rëndë, por pak më e lehtë sesa pritej. Pasi u mendua se do të pezullohej me 7 ndeshje, trajneri i Realit të Madridit, Murinjo, mori një dënim prej 5 të tillash. Ndëshkimi nga ana e UEFA-s erdhi si pasojë e konferencës shpërthyese për shtyp që portugezi mbajti menjëherë pas humbjes 0-2 me Barcelonën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku akuzoi UEFA-n dhe UNICEF-in se favorizojnë skuadrën katalanase ndaj çdo kundërshtari në Europë.
Reali bëri me dije menjëherë se do ta apelojë këtë dënim, ndërsa Murinjos i mbeten aktualisht 3 ndeshje për të shlyer dënimin pasi njërën e kaloi kur ishte i pezulluar për ndeshjen e kthimit për Champions në “Kamp Nou”, ndërsa njëra nga ndeshjet dënim është me kusht dhe do të mbetet në fuqi për 3 vitet e ardhshme, në varësi nga sjellja e trajnerit të paparashikueshëm.
UEFA dënoi me një ndeshje pezullim portugezin tjetër të Realit, mbrojtësin Pepe, i cili e shleu gjithashtu në Barcelonë, ndërsa klubi madrilen u gjobit me 50 000 euro. Por një gjobë me para, prej 20 000 eurosh, u vendos edhe ndaj Murinjos për sjellje jo të mirë.
Nga kampi i Barcelonës u dënua me 3 ndeshje portieri rezervë, Pinto, i cili doli me karton të kuq në pushim të ndeshjes në “Bernabeu”. Zëvendësuesit të Viktor Valdesit i mbeten edhe 2 ndeshje dënim për të vuajtur.