E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern nuk ngutet për Neuerin

Nga Express më 06 maj 2011 në ora 16:04

Bayern Munich ka mohuar se insiston në transferimin e Manuel Neuerit dhe madje mund të pret deri kur ai të jetë futbollist i lirë më 2012 nëse Schalke nuk zbret çmimin e kërkuar, ka thënë drejtori sportiv i gjigantit bavarez Christian Nerlinger.

Schalke kërkon 25 milionë euro për portierin Neuer por Bayern nuk duket i gatshëm të paguan aq duke pasur parasysh se futbollisti mund të jetë i lirë në fund të sezonit të ardhshëm kur edhe i skadon kontrata me klubin nga Gelsenkirchen.

“Secili futbollist ka një çmim por Bayern gjithmonë ka treguar se nuk e lejon veten të vihet nën çfarëdo presioni. Pjesë e konceptit tonë është qëndrimi i drejtë ekonomik dhe kjo nuk do të ndryshon me transferimin e Neuerit”, tha Nerlinger për të përditshmen TZ.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›