E Diel, 1 Nëntor 2026

Ka vetëm një rrugë për të ndaluar Iranin, bombardimi

Autori i Lajmit: Nga Alan J. KupermanPresidenti Obama nuk duhet të ankohet, por të psherëtijë i çliruar që Irani ka kundërshtuar marrëveshjen e tij bërthamore, e cila ishte e konceptuar keq që nga fillimi. Nën këtë marrëveshje, e cila u ofrua zyrtarisht nga Kombet e Bashkuara, Irani duhet ti dorëzonte 1179 kilogramë uranium të pasuruar lehtë Rusisë, dhe vitin e ardhshëm të merrte një furnizim karburanti që do ti mjaftonte për të drejtuar kërkimet mbi reaktorin e Teheranit për tre dekadat e ardhshme. Ky propozim nuk kërkonte që Irani të ndalonte programin e pasurimit, pavarësisht se shumë rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e kërkonin këtë moratorium. Iranit i duhej shpërblyer në këtë mënyrë një sasi e madhe e lakmuar karburanti pavarësisht se ky do të ishte dhunim i ligjeve ndërkombëtare. Brenda një viti, ose më shpejt, Irani me siguri do të ketë shtuar dhe plotësuar sasinë e uraniumit të pasuruar, duke anuluar çdo përfitim të menduar nga marrëveshja. Për më tepër, duke ofruar karburant për reaktorin, plani do të ndihmonte përhapjen e armëve bërthamore në dy mënyra. Së pari, Irani do të kishte vazhduar të punonte e bënte kërkime mbi reaktorin, i cili kishte ndihmuar shkencëtarët iranianë në teknikat e armëve siç janë ndarja e Plutonit. (Siç shprehen dhe autoritetet në Iran, reaktori prodhon gjithashtu dhe izotope mjekësore. Por ato mund të blihen nga jashtë siç bëjnë shumica e shteteve, duke përfshirë SHBA). Duke munguar marrëveshja, reaktori i Iranit ka gjasa të mbarojë karburantin për dy vjet, dhe vetëm gjashtë shtete janë në gjendje të ofrojnë karburant të ri për të. Kjo do të krijonte fuqi domethënëse ndërkombëtare mbi Iranin, e cila mund të përdoret për ta bindur të ndalojë programin e pasurimit të uraniumit. Më tej, teprica e madhe e karburantit të pasuruar, të cilën Irani do ta merrte po të realizohej marrëveshja, do të ishte lejuar që një pjesë të kalonte në programin e tij për bombat. Në fakt, shumë ekspertë besojnë se uraniumi në karburantin e ardhur nga jashtë do të ishte më i lehtë për tu pasuruar në nivel armësh, sepse uraniumi i Iranit përmban papastërti. Zyrtarët e administratës së Obamës kanë deklaruar se prodhimi i uraniumit në formën e karburantit të fabrikuar do të parandalonte pasurimin e mëtejshëm të tij për armë bërthamore, por kjo është e gabuar. Ndarja e uraniumit nga elementët e karburantit, në mënyrë që të pasurohet më tej, është një detyrë e drejtpërdrejtë inxhinierësh, e cila kërkon maksimumi disa javë. Kështu, nëse do të përmbushej marrëveshja, Irani mund të kishte përfituar nga fillimi, duke prodhuar armë bërthamore me uranium 90 për qind të pasuruar (që do të thotë që 90 për qind e përbërjes së tij është izotopi U-235) duke filluar me mirë me uranium 20 për qind më të pasuruar sesa vetë uraniumi i tyre më i dobët dhe i papastër. Kjo gjë ngre një pyetje: Nëse kjo marrëveshje do të kishte ndihmuar programin për bombën bërthamore të Iranit, përse do ta kishte propozuar SHBA-ja dhe do të ishte kundërshtuar nga Irani? Shpjegimi kryesor për të dyja palët është politika kombëtare. Presidenti Obama donte që të zbehte kritikat republikane rreth qasjes së tij multilaterale, e cila, sipas tyre, po dështonte. Marrëveshja do ta kishte lejuar Obamën që të deklaronte për rreth një vit se ai kishte ndaluar Iranin nga uraniumi i pasuruar mjaftueshëm për të filluar prodhimin e bombës. Por në të vërtetë askush nuk priste që Irani ta bënte një gjë të tillë, sepse një nisje kaq e vrullshme do të provokonte një reagim ushtarak ndërkombëtar, e cila do të shkatërronte programin e bombës përpara se ajo të prodhohej. Irani është shumë larg angazhimit të tij “në prerjen e sallamit me feta”, një seri thyerjesh shumë të vogla për të provokuar shpagimin, por të gjitha së bashku do të krijonin një arsenal bërthamor. Për shembull, ndërsa Irani lejon inspektimet ndërkombëtare në centralet e deklaruara të pasurimit në Natanz, ai injoron kërkesat e Kombeve të Bashkuara për të mbyllur centralin, apo duke fituar eksperiencën e nevojshme për të prodhuar armë me uranium apo uzina të tjera sekrete për të prodhuar armë si ajo e zbuluar afër Komit. Si përmbledhje, ky propozim nuk do të kishte shmangur përhapjen e armëve në periudhë afatshkurtër, sepse rreziku ka qenë gjithnjë i vogël, por në vend të kësaj do ta kishte ushqyer atë për periudha afatgjata, një shembull klasik kur politikat kombëtare kërcënojnë sigurinë kombëtare. Kundërshtimi i marrëveshjes nga Teherani ishte gjithashtu i ndikuar nga politika vendase duke përfshirë zgjedhjet e qershorit të kaluar dhe frikën e tejzgjatur të Perëndimit për manipulim. Presidenti Mahmud Ahmadinexhad fillimisht përqafoi idenë e marrëveshjes, sepse ai e kuptoi që ajo ndihmonte programin e bombës së Iranit. Por kundërshtarët e tij politikë në vend, të cilët ai i etiketoi si agjentë të huaj, e akuzuan atë për dorëzim të pasurisë së Iranit në Perëndim. Duke qenë në këtë presion kombëtar, Ahmadinexhadi e kundërshtoi. Por Irani përsëri ka nevojë për karburant për reaktorin, kështu që ai kërcënoi në pasurimin e uraniumit në vend në nivel 20 për qind. Kjo është thjesht një blof, sepse edhe nëse Irani do të pasuronte më tej uraniumin e papastër, atij i mungon kapacitetit për ta përpunuar uraniumin në elemente karburanti. Qëllimi i tij i vërtetë është të detyrojë komunitetin ndërkombëtar të furnizojë ata me karburant, pa i kërkuar Iranit të dorëzojë shumicën e uraniumit të pasuruar që disponon. Në fakt, ministri i Jashtëm i Iranit ka propozuar tashmë, ofrimin e shkëmbimit të vetëm një së tretës së uraniumit të pasuruar të Iranit për një furnizim dhjetëvjeçar të karburantit për kërkimet mbi reaktorin. Kjo do ta lejonte Iranin të drejtonte reaktorin, të rimerrte sasinë e uraniumit të pasuruar dhe të vazhdonte të pasuronte më tej, një pazar i papranueshëm edhe nga administrata e Obamës. Kundërshtimi i Teheranit ndaj propozimit origjinal po ndodh tani. Kjo tregon se Irani, për arsye të politikës kombëtare, nuk mund të bëjë as koncensione të përkohshme në programin e bombës, pavarësisht nga nxitjet apo sanksionet. Meqënëse karotat dhe shkopinjtë nuk mund të bashkëjetojnë në paqe, një pushtim do të ishte tepër guximtar dhe SHBA-së i duhet të përballojë një zgjedhje të fortë: Goditje ajrore ushtarake kundër uzinave bërthamore të Iranit, ose të pranojë në heshtje prodhimin e armëve bërthamore të Iranit. Rreziqet e pranimit në heshtje janë më se të dukshme. Irani furnizon me armë grupet terroriste islamike në kundërshtim me embargot ndërkombëtare. Edhe kundërshtarët vendas të Ahmadinexhadit e mbështesin trafikun e armëve. Nëse Irani do të prodhonte një arsenal bërthamor, rreziqet do të ishin shumë të larta, sa që do të furnizonte terroristët me bombën atomike. Për sa i përket goditjes ajrore mbi uzinat bërthamore, ndoshta nuk do të funksiononte. Disa uzina iraniane janë të ndërtuara shumë thellë për tu shkatërruar nga ajri. Mund të ekzistojnë gjithashtu uzina për të cilat inteligjenca amerikane nuk është në dijeni. Ndërhyrja ushtarake do të përshpejtonte programin e bombës ose do të provokonte hakmarrje kundër forcave amerikane dhe aleatëve në rajon. Por historia sugjeron se goditjet ushtarake mund të funksionojnë. Sulmi i vitit 1981 në reaktorin Osirak të sapopërfunduar e parandaloi prodhimin e shpejtë nga Iraku të armës bërthamore me plutonium dhe e detyroi atë të ndiqte një program më gradual bazuar në uranium. Dhjetë vjet më vonë, lufta në Gjirin Persik zbuloi dhe mundësoi shkatërrimin e iniciativës së uraniumit, e cila përfundimisht e ndaloi Sadam Huseinin nga ndjekja e mëtejshme e prodhimit të armëve bërthamore (një fakt që largoi inteligjencën amerikane deri pas pushtimit të vitit 2003). Në mënyrë analoge, uzinat bërthamore të Iranit mund të kenë nevojë për tu bombarduar më shumë se një herë për të bindur Teheranin që të heqë dorë nga prodhimi i armëve bërthamore. Ndërsa për sa i përket rrezikut të goditjeve ushtarake, historia ka treguar se ky efekt do të ishte i përkohshëm. Për shembull, goditjet ajrore të NATO-s në vitin 1999 kundër Jugosllavisë, në periudhë të shkurtër ngjallën mbështetje për presidentin Millosheviç, por opozita demokratike e përjashtoi atë vitin e ardhshëm. Po, Irani mund të hakmerrej duke ndihmuar kundërshtarët amerikanë në Irak dhe Afganistan, edhe pse është duke e bërë gjithsesi. Liderët e Iranit nuk kanë aq guxim sa të ndërmarrin veprime më agresive ndaj forcave të SHBA dhe në fakt duhet të vazhdojnë të jenë, nga frika e provokimit të një përshkallëzimi të goditjeve të SHBA-së. Luftërat në Irak dhe Afganistan kanë treguar se ushtarët e SHBA-së mund të rrëzojnë qeverisje në pak javë, nëse e duan një gjë të tillë. Nxitjet dhe sanksionet nuk do të funksionojnë, por goditjet ajrore do të degradonin dhe përkeqësonin programin bërthamor në një kosto dhe rrezik të ulët, dhe prandaj ia vlejnë të përdoren. Duhet të kryhen sulme precize, që kanë për qëllim vetëm uzinat bërthamore, për ti kujtuar Iranit se mund të bombardohen uzinat e tjera, nëse ata do të hakmerren. Pyetja përfundimtare është: kush do ti drejtojë këto sulme ajrore? Izraeli ka treguar padurim për ta bërë, nëse Irani nuk ndalon së pasuruari uranium, dhe shumë ekspertë në Uashington favorizojnë Izraelin për të bërë punën e pistë, në mënyrë që të ndalohet përshkallëzimi i antiamerikanizmit në botën islame. Por ka tre arsye bindëse se, përse SHBA duhet ti kryejë vetë këto sulme. Së pari, armët e Pentagonit janë më të mira se ato të Izraelit në shkatërrimin e uzinave të fshehta. Së dyti, në ndryshim nga forcat ajrore të pakta të Izraelit, ushtria e SHBA-së mund të dekurajojë hakmarrjen e Iranit duke kërcënuar me zgjerimin e fushatës së goditjeve. (Po, Izraeli, mund të kërcënojë hakmarrjen bërthamore, por Irani nuk do ta perceptonte si të besueshme.) Përfundimisht, për shkak se ushtria amerikane ka fuqi botërore, goditjet ajrore ndaj Iranit, do të ishin një paralajmërim për shtetet e tjera që synojnë programe bërthamore. Negocimi mbi parandalimin e prodhimit të armëve, është gjithmonë i preferuar ndaj veprimit ushtarak. Ne kemi arritur në atë pikë ku goditjet ajrore janë mënyra më e mirë për të parandaluar prodhimin e armëve bërthamore të Iranit. Duke shtyrë në kohë ndërhyrjen ushtarake, kjo thjesht i ofron Iranit një dritare më shumë zgjerimi, duke forcuar uzinat bërthamore kundër sulmeve të mundshme amerikane. Sa më shpejt Kombet e Bashkuara të veprojnë, aq më mirë.
(The New York Times)
Përkthyer nga Androkli DraloKy lajm është publikuar: 10/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›