Gjakmarrja shqiptare në një film amerikan
Autori i Lajmit: Redaksia
Një histori shqiptare, e cila ka në qendër të saj fenomenin e gjakmarrjes do të jetë pjesë e një projekti kinematografik, i cili do të realizohet nga emra të njohur të kinemasë amerikanë, por dhe shqiptarë. Regjisorit amerikan Joshua Marston, i cili pas projektimit të filmit të tij “Maria full of grace”, në festivalin ndërkombëtar të filmit për të drejtat e njeriut, ka vendosur të bëjë një film mbi gjakmarrjen në Shqipëri. Regjisori pohon se këndvështrimi i tij do të jetë shumë personal, pasi atij i intereson jo vetëm fenomeni në vetvete, por sidomos konflikti mes botës moderne dhe traditës në shoqërinë dhe familjen shqiptare. “Filmi që synoj të bëj në Shqipëri nuk flet vetëm për gjakmarrjen, pasi gjakmarrja është vetëm njëri nga nivelet, niveli më i thellë është konflikti mes botës moderne dhe asaj tradicionale “, thotë Joshua Marston, regjisor. Më tej regjisori i cili ishte i pranishëm dhe në ditët e festivalit të filmit TIFF 09 tregon se e gjithë historia do të jetë shqiptare. “Duhet të shohim përpara, duhet të jemi modern pasi konflikti qëndron te faktin se ka shumë gjëra nga tradita nga mënyra e vjetër që influencojnë mentalitetin dhe kjo ndonjëherë nuk është e keqe. Por pyetja e vështirë është si do ta zgjidhim këtë konflikt”, thotë regjisori Joshua Marston. Gjatë prononcimit të tij regjisori tregon se që prej disa kohësh po bën kërkime dhe audicione në kërkim të aktorëve dhe sheshxhirimeve që më shumë mundësi do të nisin në pranverë në Shkodër. Në këtë projekt regjisori amerikan do të shoqërohet dhe nga kineasit i ri shqiptar Andamion Murataj, i cili ka qenë dhe në jurinë e festivalit të filmit “TIFF 09”. Edhe kineasti i ri shqiptar tregon se në vitin 1998 është larguar për tu shkolluar në Amerikë dhe fillon studimet për film dhe media elektronike. “Gjatë viteve të studimit ka punuar aty si asistent pedagog”,pohon ai. Andamioni tregon se ishte me fat që ka punuar në film që student. Ka xhiruar filmin dokumentar me titullin “Children Ëill Listen”. Në Amerikë ka xhiruar dhe prodhuar një bashkëpunim shqiptar “89 cents” të regjisorit Dhimitër Ismailaj, i cili fiton “The Best Albanian Film of TIFF 05”. Tashmë për herë të parë ai po punon me një film me metrazh të gjatë në Shqipëri. Ai është kooproducent me Paul Mezey dhe bashkëatuor skenari me Joshua Marston autorë të filmit “Maria Full of Grace”, në projektin e tyre më të fundit.
“Maria full of grace”, një histori për viktimat e drogës
Në ditët e TIFF 09 në programin special erdhi dhe filmi “Maria full of grace” me regji nga Joshua Marston, i cili është një emër i njohur në industrinë e filmit. Regjisori pohoi se në Shqipëri filmi i tejkaloi parashikimet e tij. Ai pohon se në film vjen një histori e vërtetë. “Unë e takova këtë vajzë në Nju Jork dhe më bëri përshtypje se si mund të jesh në aeroplan me barkun me drogë. Këtu ne kemi dy aspekte. E para të tregosh një histori të vërtetë, dhe e dyta të zbulosh atë pjesë të tregtisë së drogës”, pohon regjisori amerikan. Më tej ai shton se zakonisht filma të tillë janë pjesë e një aksioni policie, apo viktimave të drogës, ndërsa këtu vjen një tjetër histori. Ngjarjet në filmin “Maria full of grace”vendosin në qendër të tyre një shpirt të shndritshëm 17 vjeçar, Maria Alvarez që interpretohet nga aktroja Catalina Sandino Moreno, e cila jeton me tre brezat e familjes së saj në një shtëpi të mbipopulluar në një zonë rurale të Kolumbisë dhe punon duke zhveshur gjembat nga kërcelli në një plantacion lulesh. Oferta e një pune fitimprurëse përfshirë këtu edhe udhëtimin në fakt po bëhet shumë kokëfortë për ndryshimin e drejtimit të jetës së saj. Shumë larg nga udhëtimi jo i pasur me ngjarje të cilës ju premtua Maria u transportua në një botë të rrezikshme dhe mizore të trafikut ndërkombëtar. Drejtuar nga Joshua Marston, filmi është në spanjisht, me titra në anglisht. Maria u nderua me çmimin e publikut në festivalin e filmit në Sundance dhe dy çmime në edicionin e 54 të filmit ndërkombëtar në Berlin
Ky lajm është publikuar: 10/01/2010