Kabashi sjell në Durrës lulet e Kuranit
Ndonëse një roman i shkurtër, “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” është vënë në skenë në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme të botës. Tashmë monodrama vjen për herë të parë në Durrës për të përcjellë mesazhin e bashkëjetesës dhe të harmonisë. Nën interpretimin e aktorit Mirush Kabashi, feja islame vjen përmes një drite pozitive, në një kohë kur kjo fe ka marrë shumë goditje për shkak të militantëve ekstremistë. “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” është përshtatur në Francë edhe si film, ku rolin e zotit Ibrahim e ka interpretuar aktori i madh hollivudian Omar Sharif, i cili është nderuar për këtë rol me “çmimin e Paqes” nga OKB. Që nga viti 1999, kjo pjesë është vënë në skenë në disa qindra teatro e në disa dhjetëra vende të botës si në Turqi, Gjermani, Francë, Belgjikë, Spanjë, Rusi, Izrael, SHBA, Argjentinë, Poloni, Bullgari, Luksemburg, Zvicër, etj. Autori i kësaj drame është shkrimtari modern francez Eric-Emmanuel Schmitt. o.u