Renato Ripo,koncert në Tiranë
Violonçelisti Renato Ripo kthehet sërish në Tiranë. Pas një recitali, pak muaj më parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Ripo është ngjitur mbrëmë në skenën e Akademisë së Arteve. Këtë herë jo vetëm, por në shoqërinë e pianistit grek Aris Garoufalis. Programi i koncertit përmbante pjesë të shkëputura kryesisht nga krijimtaria e kompozitorëve bashkëkohorë grekë, por edhe emrave të njohur në muzikën serioze të momentit. Koncerti vjen si një bashkëpunim me Dhomën Tregtare Greko-Shqiptare. Ky aktivitet kulturor hap edhe Forumin Ekonomik për përparimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare greko–shqiptare, i cili nis sot në Tiranë, duke shënuar edicionin e tij të dytë. Temat kryesore të forumit janë investimet dhe përmirësimi i infrastrukturës.