Festa, 20 nëntori,Dita e Alfabetit
Data 20 nëntor shpallet Dita e Alfabetit. Për të nderuar një nga ngjarjet më të mëdha në kulturën shqiptare, Kongresin e Manastirit, ku u njësua alfabeti shqip, qeveria miratoi shpalljen e 20 nëntorit si një ditë feste. Në njoftimin zyrtar thuhet se “Qeveria vendosi sot që data 20 nëntor të shpallet Dita e Alfabetit në kujtim të ditës së Kongresit të Manastirit, e cila 100 vjet më parë u mblodh për të përcaktuar alfabetin latin për shkrimin e gjuhës shqipe”. Këtë vit, Kongresi i Manastirit mbushi 100 vjet. Me këtë rast janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në Tiranë, Elbasan, Korçë e Manastir.