E Diel, 1 Nëntor 2026

Kabineti “Berisha 2” miraton aktet normative për heqjen e vizave, në fillim të 2010-s

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu u bën thirrje socialistëve që të thyejnë bojkotin në emër të interesave të vendit

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu fton elementë të veçantë brenda grupit parlamentar të socialistëve, të thyejnë bojkotin në emër të interesave të vendit.
Ministrja e Integrimit znj. Bregu e cila e sheh bojkotin e opozitës edhe me opinionin që ekziston në Bruksel për këtë fakt, jo më shumë për të ngjallur diversion se sa për ta bindur grupin socialist se ajo çka po bën nuk sjell pozitivitet në hapat integruese të vendit. Bregu shprehet tha se bojkoti nuk do të zgjasë shumë.
“Për sa i përket imazhit të një maturimi politik të klasës politike shqiptare, nuk përcjell pozitivitet fakti që opozita sot nuk është në parlament. Në çdo diskutim me të huajt, por edhe së brendshmi pika kryesore dhe pika më e nxehtë sot është se kur opozita do të rikthehet në parlament. Unë besoj që opozita, dhe pjesëtarët e PS, kanë pjesa më e madhe e tyre ndjeshmërinë, përgjegjësinë politike dhe qytetare për të ardhur dhe për të përfaqësuar elektoratin dhe veten e tyre në parlament. Besoj që mungesa e një personaliteti të mirë konstruktuar në lidershipin e PS, nuk do ti pengojë gjatë përfaqësuesit e tjerë të Partisë Socialiste për tu rikthyer në sallën e parlamentit”, u shpreh ministrja Bregu .
Sinjalet pozitive që kanë ardhur nga Parlamenti Evropian për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjës në të njëjtën kërkesë ku bëjnë pjesë Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia për lëvizjen e lirë, Bregu shprehet shumë optimiste nisur dhe nga fakti se Shqipëria ka tejkaluar një nga kushtet, atë të pajisjes së një numri të caktuar qytetarësh me pasaporta biometrike. 
Ajo deklaroi se nga dita kur komisioneri Barrot dorëzoi pasaportën e parë biometrike shqiptare në Tiranë në maj u premtua që deri në fund të dhjetorit angazhimi ishte që do të dorëzonim ose që do të kishim plotësuar dhe dorëzuar tek qytetarët 100 mijë pasaporta biometrike.
“Këto ditë numri i pasaportave dorëzuar tek qytetarët e ka kapërcyer këtë shifër. Sigurisht që procesi i liberalizimit të vizave nuk ka nevojë për të qenë më një rast hipotetik apo për të vendosur një datë në mënyrë hipotetike. Unë vazhdoj ti qëndroj besimit se ky proces do të jetë i mundshëm për qytetarët shqiptarë pa zhgënjyer askënd brenda premtimit të kësaj mazhorance dhe përpjekjet e kësaj qeverie për të çuar deri në fund plotësimin e kritereve brenda vitit 2010”, tha ministrja Bregu.
Shqipëria, sipas ministres së Integrimit, brenda dimrit të këtij viti do të ketë bërë hapa pozitivë edhe në shqyrtimin e kërkesës së statusit kandidat.
Lidhur me shqyrtimin nga Bashkimi Evropian të kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në këtë organizëm, Bregu shprehu besim se ajo do të shqyrtohet shumë shpejt nga Brukseli, brenda dimrit të këtij viti.
Shqipëria e paraqiti zyrtarisht kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE më 28 prill të këtij viti, gati një muaj pas anëtarësimit të saj në NATO.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›