E Diel, 1 Nëntor 2026

Papandreu, dy veprime në një ditë, uron Edi Ramën për 'fitoren', konfirmon se 'njohja e Kosovës është fatalitet'

Ende pa u mbyllur kutitë e votimit, kreu i PASOK, Jorgos Papandreu ka uruar Edvinin për fitoren mbi Lakrorin. Selia e PS-së ende nuk ka asnjë reagim për deklaratat provokuese të kreut të PASOK për mosnjohje të Kosovës, por duket se shovinizmi grek ka ka gjetur partnerin e duhur brenda radhëve të politikës shqiptare, për të frenuar sa të mundet njohjen e pavarësisë së Kosovës, nga shtetet e tjera që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap

Ndërkohë që kryeministri Berisha nga Kombet e Bashkuara bënte thirrje për njohje të mëtejshme të Kosovës prej sa më shumë shtetesh, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama rizgjidhej në krye të opozitës në Shqipëri. Miku i parë që e uroi atë sipas njoftimit të vetë selisë socialiste ishte edhe pretendenti kryesor për Kryeministër i Greqisë, z. Jorgos Papandreu. Zoti Papandreu ndërkaq është kundërshtari më i vendosur i njohjes së Kosovës së pavarur në politikën greke. Qëndrimi i tij ka qenë tejet i prerë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës edhe kohëve të fundit. Madje ai ka theksuar gjatë një interviste se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ishte gabim fatal. Pasok-isti Papandreu gjithashtu është deklaruar se ai dhe Rusia kanë punuar bashkarisht nën suazën e Kombeve të Bashkuara për të hartuar deklaratën që njihte integritetin territorial të Serbisë. Deklarimet e tij janë të arkivuara dhe po ua rikujtojmë shqiptarëve me kronologjinë e duhur.
Shkurt 2008 - Jorgo Papandreu kundër pavarësisë së Kosovës/Partia opozitare greke e qendrës së majtë është kundër pavarësisë së Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i Pasok z. Jorgo Papandreu gjatë fjalës së mbajtur në organin më të lartë politik partiak të tij. Sipas tij, Qeveria greke përdor dygjuhësinë në lidhje me shpalljen e njëanshme të pavarsisë së Kosovës, ndërsa Pasok është për respektim të ligjshëmrisë ndërkombëtare të rolit të OKB-së në zgjidhjen paqësore të problemeve rajonale duke shprehur shqetësimin e vet për pasojat e një njohje të njëanshme të kësaj pavarësie. Pasok ka akuzuar partine qeveritare se nuk ka strategji të qartë për cështjet komëbtare, e ka akuzuar për mospërdorimin efektiv të zhvillimeve në Kosovë si dhe për problemin e emrit me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë
Deklarata e 7 prillit 2008/Për herë të dytë brenda pak kohe Kryetari i partisë më të madhe opozitare greke (PASOK) z. Jorgo Papandreu pozicionohet ashpër kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ai ka botuar tek gazeta Kathimerini një intervistë në datë 6 prill 2008 dhënë gazetarit z. Papadhioho ku shprehet se Njohja e Kosovës do të ishte gabim fatal. Pyetje- Cila mendoni se do të jetë dita tjetër për Greqinë pas vetos. Prisni presion apo shkëmbime në çështje si Kosova apo prezenca greke në Afganistan? Përgjigje - Kam jetuar presione të tilla. Por është kundër interesave tona të bëjmë pazare jashtë një kuadri vlerash dhe të drejte ndërkombëtare. Cdo mendim i mundshëm i qeverisë greke për të lidhur veto-n me cfarëdolloj shkëmbimi është tërësisht i papranueshëm. Në Bukuresht, Greqia përdori një të drejtë që ia jep statuti i NATO-s dhe kjo nuk hyn në asnjë pazar. Greqia duhet të mbetet stabël ndaj qëndrimeve principiale, mbrojtjen e të dretjës ndërkombëtare dhe ligjshmërisë ndërkombëtare. Ky duhet të jetë qëndrimi ynë edhe në cështjen e Kosovës. Dhe ky si princip që ruan më të paktën për stabilitetin në rajon. Ngritja shtetërore e Kosovës dhe njohja e njëanshme e saj përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare.Dhe kjo nuk mund të pranohet nga Greqia. Sepse e drejta ndërkombëtare u përket të gjithëve dhe është për të gjitha: Nuk nxe as përjashtime dhe oferta dhe as mund të imagjinohet a la carte. Këmbëngulja jonë në të drejtën ndërkombëtare është një qëndrim thellësisht patriotik. Është edhe një armë e jona e qenësishme në ushtrimin e politikës së jashtme dhe mbrojtjes së interesave tona kombëtare. Kur BE braktis-si në rastin e Kosovës-rregullat e OKB-së, atëherë Greqisë i takon ti kundërvihet. Por fatkeqësisht edhe këtu qeveria nuk u kundërvu. Tani paralajmëroj qevrinë edhe një herë: Mos njihni Kosovën. Do të jetë një gabim fatal, që do ta gjejmë përpara.
Të gjitha këto vazhdojnë të përbëjnë boshtin e qëndrimit të Papandreut ndaj Kosovës dhe çështjes së saj, ndaj lidhja që po kërkohet nga ana e Edi Ramës me të majtën greke duhet parë në këndvështrimin e interesit që përbën për qytetarët shqiptarë, për opinionin në tërësi. Dhe ky interes është i kundërt me atë të kreut të Pasok, i cili shpreson të gjejë tek Edi Rama njeriun që do të vonojë procesin e njohjes së Kosovës nga vendet e tjera, brenda BE-së, por edhe jashtë saj. Për këtë le të sqarojmë se: Duke iu referuar vendimit të partisë së qendrës së majtë Pasok për mosnjohjen e shtetit të Kosovës dhe paralajmërimin që i drejtoi partisë në pushtet të qendrës së djathtë greke për të mos e njohur as ajo Kosovën, shohim disa momente gri në politikën e majtë greke. Nëse i referohemi librit të analistëve britanikë Xheims Petifer dhe Monika Vikers me titull Thë Albanian Question, priteshin të paktën reagime nga ana e Greqisë. Por nuk ka ndodhur kështu dhe kjo nxit shumë pikyetje nëse merren për bazë thëniet e z. Xheims Petifer se ka punuar në fshehtësi si këshilltar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë në vitin 1996-1997, kohë kur ishte në pushtet Pasok dhe kur Ministrinë e Jashtme greke e trashëgoi Jorgo Papandreu i sotëm. Kjo i jepte z. Petifer sigurisht një imazh nga brenda qeverisë greke se çfarë po ndodhte në çështjen e Kosovës dhe si ishin marrëdhëniet mes Greqisë dhe Serbisë në atë kohë në prag të operacionit ushtarak të NATO-s në Kosovë dhe pak para se të shfaqej Ushtria Clirimtare e Kosovës.
Duke lënë mënjanë një analizë të zhvillimeve në këtë rrafsh do të përpiqem të rendis dhe nxjerr përfundimet se përse e majta greke nuk dëshiron njohjen e Kosovës. Fillimisht mund të thuhet se Pasok dhe në tërësi e majta greke përfshirë këtu KKE (në datë 21 dhe 23 shkurt 2008 organizoi në Selanik e Athinë protestë kundër pavarësisë së Kosovës) dhe Sinaspizmoin nuk kanë moral të mbështetjes së pavarësisë së Kosovës. Në përgjithësi në fakt qeveritë e Greqisë që nga vitet 90 kanë ndjekur një politikë mbështetëse ndaj tezave të Milosheviçit për prerjen me çdo kusht të ideve për pavarësi të shqiptarëve të Kosovës. Por përfshirja e të majtës greke si në periudhën para vitit 1997 ashtu edhe pas saj, në Shqipëri dhe Kosovë është negative. Sinjali dhe prova më sinjifikative e kësaj përfshirjeje është ngjarja e ndodhur në vitin 1995 (korrik) kur policia greke pas një sinjalizimi të Interpol arreston në një ishull të saj serbin Darko Asanin pas verifikimeve që rezultuan se ai lëvizte me pasaportë të falsifikuar. Për të, shteti belg kishte ngritur një padi për vrasje të një aktivisti shqiptar që punonte për të drejtat e njeriut në Kosovë. Vrasja dyshohej se ishte bërë në Bruksel në vitin 1990 (shkurt). Pas hetimit në Greqi doli se serbi Darko ishte i përfshirë në shërbimin sekret serb dhe merrej me ekzekutime të shqiptarëve që nuk honepseshin nga Beogradi për shkak të aktivitetit të tyre në mbështetje të tezës së pavarësisë. Në 17 tetor 1995, autoritetet belge kërkuan zyrtarisht ekstradimin e serbit vrasës nga autoritetet greke dhe në dhjetor Gjykata e Lartë e Greqisë vendosi që ai të ekstradohej, por kjo nuk do të ndodhte kurrë pas ndërhyrjes energjike të qeverisë Simitis që kishte pak kohë që kishte marrë pushtetin në Greqi. Avokati i serbit ishte z. Aleksandër Likurezo i njohur edhe si avokat i Ratko Mlladic. Ky fakt të con në perspektivën e bashkëpunimit të dy shërbimeve të fshehta mes Serbisë dhe Greqisë në atë kohë kundër elementëve që kërkonin pavarësinë e Kosovës. Ngjarja me serbin nxiti reagimin e ashpër të diplomatëve të Belgjikës në Athinë, por çështja u mbyll këtu nga autoritetet greke. Kujtojmë se në 3 nëntor 1995, z Bujar Bukoshi, Kryeministër i Kosovës në atë kohë i drejton Kryeministrit të Belgjikës Jean-Luc Dehane, kërkesën për të siguruar ekstradimin e Darko Asanin, vrasësin e aktivistit shqiptar të të drejtave të njeriut Enver Hadri, të ekzekutuar në Belgjikë. Edhe pse Darko Asanin do të vritej në vitin 1998, xhaxhai i tij Bulatovic do të emërohej po në të njëjtin vit Ministër i Brendshëm i Serbisë nga Sllobodan Millosheviçi.
Duke lidhur të gjithë këtë ngjarje me disa pohime në librin e sipërcituar të analistëve britanikë dhe të pakundërshtuar të autoriteteve greke, mund të sjellim në vëmendje disa citime nga shkrimet dhe analizat e tyre ku thuhet se: Shërbimet greke dhe serbe e konsideronin UCK-në e saposhfaqur një objektiv të ligjshëm për veprimtarinë e tyre. Grupe ekzekutuesish filluan të aktivizoheshin në Tiranë dhe vende të tjera. E ndërsa kushtet shoqërore në Shqipëri përmirësoheshin dalëngadalë, një luftë e pistë e fshehtë kundër kosovarëve filloi të marrë jetë. Kjo luftë do të vazhdonte edhe përtej ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 dhe do të kishte si rezultat që patriotë të njohur të humbin jetën në vitin 1998. Theksoj se deri më sot nuk ka asnjë reagim nga Greqia për këtë libër dhe akuzat që shfaqen aty nga analistët britanikë.
Por ka edhe më shumë: Duke u përpjekur dikush qe të shohë pas deklarimeve të ashpra kundërshtuese të kreut të Pasok z. Jorgo Papandreu mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës, mund të vërejë se: Indicia e z Papandreu për mosnjohje të shtetit të ri të Kosovës, ndoshta merr edhe nuanca të një lloj sfide të së majtës greke për të mos lejuar zhvillimin e ndjenjave të simpatisë mes Shqipërisë dhe Kosovës e sidomos pjesëve të veçanta të Shqipërisë me shtetin e ri kosovar, për ti qëndruar pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira apo për të qenë të bashkuar rreth idese monumentale kombëtare. Arsyet nuk duken të jenë të lidhura thjesht në aspektin e mosdakortësisë parimore për shkelje të të drejtës ndërkombëtare etj. Edhe pse në këtë shkrim ka referenca mbi analistin britanik z. Xheims Petifer, i cili ka qenë edhe këshilltar në Ministrinë e Jashtme të Greqisë dhe ka burimet e veta, kuptohet ngaqë ka qenë në atë pozicion, ende nuk mund të thuhet me siguri se përse Pasok, kreu i kësaj partie dhe në përgjithësi e majta greke është e investuar në fushatë negative për ngritjen e më pas konstituimin dhe njohjen e shtetit më të ri të Ballkanit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›