E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon edhe Maqo/Edi Rama cenoi procesin e zgjedhjeve në parti

Maqo Lakrori, kandidati i vetëm për kreun e PS në garën përballë Edi Ramës, u shpreh dje se është mashtruar nga Edi Rama, teksa e akuzoi këtë të fundit se ka cenuar procesin e zgjedhjeve të së shtunës. Në një konferencë për mediat, pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, Lakrori ka deklaruar se optimizmi i tij rrjedh prej faktit që projekti i tij  “Socialistët e Bashkuar” është përqafuar nga 3714 anëtarë të PS, pra nga vetëm 6.7 për qind e tyre. Lakrori, duke mos u bashkuar me shpurën destabilizuese të Ramës, ka falënderuar gjithë mbështetësit e tij dhe i ka ftuar ata të punojnë brenda radhëve të PS për njohjen e platformës që ai shpalosi në bazë. Lakrori nuk u pajtua me faktin se Edi Rama nuk i lejoi të merrte më tepër vota, se pragu i paracaktuar disa ditë më parë. Ai e akuzoi kryetarin e rimandatuar nga mbështetja e anëtarësisë fiktive, e shtuar në listat e anëtarëve të PS-së vetëm 1 apo 2 ditë para zgjedhjeve, se jo vetëm që i ka vjedhur votat por edhe cenoi procesin në tërësi. Ai u bëri thirrje socialistëve që të mos bëhen pjesë e kësaj farse, por të ndjekin projektin e tij “Socialistët e Bashkuar”.
Maqoj u bë me vetëdije, paterica e Edvinit për zgjedhjet në parti, por mesa duket u poshtërua nga diktimi i rezultatit dhe dhunës që ylberisti Edi Rama dhe shpura e tij, ushtruan mbi procesin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›