E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabineti i qeverisë së Kosovës nën hetim

Kabineti i qeverisë së Kosovës

Qeveria e Hashim Thaçit ka disa zyrtarë, të cilët ndodhen nën hetime, pasi akuzohen për vepra të ndyshme penal. Këtë fakt e bën të ditur në një artikull Koha Ditore.

Vetë kryeministri Hashim Thaçi është nën hetime për akuzat e Dick Marty-t.

Zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi, është nën hetime për shkak se muaj më parë i ka dhënë leje në mënyrë antiligjore, Astrit Haraçisë, që ta vizitonte në burg, ish-sekretarin e MSH-së, Ilir Tolajn.

Zëvendësi tjetër i Thaçit, Bujar Bukoshi, është nën hetime për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe lajmërim të rrejshëm të veprës penale në rastin e Ilir Tolajt.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është nën hetime për konflikt interesi nga Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit. Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, është nën hetime për skandalin e patentë shoferëve.

Zëvendësministri i Financave, Astrit Haraçia, është i akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me dy filma që kishte financuar sa ishte ministër i Kulturës. Dhe në fund kësaj liste i është bashkuar edhe Ramadan Gashi tashmë i akuzuar. /Koha Ditore/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›