E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Mehdin Zhega, ikonë e sportit

Mjeshtri i sportit, Medin Zhega

Sot i është dhënë lamtumira e fundit Mjeshtrit të Madh të Sportit, Medin Zhega, njërit prej personaliteteve më të njohura të historisë së futbollit shqiptari, cili u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 66 -vjeçare.

Homazhet në nderim të mjeshtrit të sportit u  zhvilluan në hollin e Pallatit të Kongreseve, ku të pranishëm ishin personalitetet më të larta të shtetit dhe politikës, njerëz të sportit, miq dhe të afërm, të cilët janë përulur me respekt përpara trupit të pajetë.

Kryeministri Sali Berisha e cilësoi Mjeshtrin e Madh, Medin Zhega, si një prej ikonave më të ndritura dhe më të dashura të sportit shqiptar.

Në një mesazh ngushëllimi dërguar familjarëve të ish-trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit, Medin Zhega, për ndarjen e tij nga jeta kryeministri shprehet se, është vështirë sot të shpreh me fjalë dhimbjen dhe pikëllimin tim për këtë humbje të madhe për sportin shqiptar.

Gjate karrierës se tij si sportist dhe trajner, Mehdini, ish-futbollisti yll i Vllaznisë, Dinamos dhe ekipit kombëtar që na beri të përjetojmë momente të paharruara me lojën, talentin dhe kompetencën e tij. Në drejtimin e kombëtares shqiptare Medini, me mjeshtërinë e tij, organizimin, disiplinën ja doli qe ekipi ynë të luaj ndeshje të shkëlqyera që mbahen gjithnjë mend nga simpatizantët e saj në Shqipëri dhe jashtë saj, shprehet Berisha. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›