Kabul, piloti afgan vret 9 amerikanë të NATO-s
Zyrtarët thanë se një pilot i ushtrisë afgane ka hapur zjarr kundër trupave të NATO-s në Kabul, duke vrarë tetë prej tyre dhe një civil kontraktor amerikan, duke shënuar incidentin më vdekjeprurës brenda një dite për të huajt, qëkur nisi lufta në vitin 2001. Ministria afgane e Mbrojtjes tha se pilotoi veteran kishte qëlluar dhe vrarë trupat e koalicionit të mërkurën, pas një debati brenda zyrave të forcave ajrore afgane në Aeroportin e Kabulit. Piloti u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit. Zyrtarë të mbrojtjes i kanë mohuar deklaratat se piloti ishte militant i veshur me uniformë ushtarake. NATO nuk e deklaroi kombësinë e ushtarëve, por sipas AP të gjithë viktimat janë amerikanë.