Vritet guvernatori i Punxhabit
Guvernatori i provincës pakistaneze të Punxhabit është vrarë gjatë një sulmi të armatosur në Islamabad.
Salman Taser u vra nga një prej truprojave të tij, ndersa pesë persona të tjerë u plagosën gjatë sulmit. Sulmuesi u arrestua.
Autori i vrasjes ka pranuar se e vrau guvernatorin për shkak të kundërshtimit të tij ndaj ligjit për blasfeminë.