Kabuli, së shpejti bisedime me talebanët
Zyrtarët afganë planifikojnë të nisin bisedime direkte me militantët talebanë në javët e ardhshme. Një zyrtar i lartë në Kabul, në anonimitet ka konfirmuar se takimi është planifikuar të mbahet në Arabinë Saudite.
Ndërkohë që zyra e presidentit afgan, Hamid Karzai, po ashtu dhe Ministria e Jashtme nuk kanë konfirmuar pohimet. Megjithatë, anëtari i Këshillit të Lartë për Paqe, Ismail Kasimjar, ka thënë se “është shumë optimist” që zyrtarët e Kabulit do të përfshihen shumë shpejt në bisedime direkte me përfaqësuesit talebanë, që do të mbahen në Arabinë Saudite ose në Turqi.
Ai ka thënë se nisma për bisedime në Arabinë Saudite është e ndarë nga takimet e mëparshme ndërmjet talebanëve dhe zyrtarëve amerikanë, përmes zyrës ndërlidhëse të talebanëve në Katar.Kasimjar tha se edhe Pakistani mund të luajë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e bisedimeve të drejtpërdrejta midis zyrtarëve të Qeverisë afgane dhe talebanëve.