Kaçanik:160 kandidatë për 56 vende të lira pune në arsim

Kaçanik, 19 gusht - Gjithsej 160 kandidatë kanë aplikuar në konkursin e publikuar për 56 vende të lira mësimdhënësish në 11 shkolla fillore dhe 2 të mesme në territorin e Komunës së Kaçanikut. "Intervistimi i konkurruesve ka nisur të mërkurën, ndërsa do të përfundojë të premten", ka theksuar Hajrush Dullovi, zëdhënës i Komunës, të enjten. Ndërkaq, Azem Guri, drejtor i Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, ka thënë se emrat e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohen më 25 gusht. është rikujtuar se konkursi është shpallur vetëm për vendet e punës në të cilat kanë qenë të angazhuar mësimdhënës të pakualifikuar.