USAID-i dhe UNDP-ja e bëjnë Sharrin edhe me një borëpastrues

Sharr, 19 gusht - Sharri gjatë dimrit të ardhshëm do të ketë edhe një borëpastrues, dhe në këtë mënyrë do të lehtësohet puna rreth pastrimit të rrugëve nga bora, ka bërë të ditur Tafil Krasniqi, drejtor i drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Sipas tij, kjo është bërë e mundur falë një donacioni të USAID-it, UNDP-së e mjete vetjake të Komunës. “Me 15 mijë dollarë të USAID-it, 10 mijë euro të UNDP-së dhe 10 mijë nga buxheti i komunës, është siguruar ky borëpastrues, i cili shpresojmë se do të na ndihmojë mjaft në pastrimin e rrugëve” ka thënë Krasniqi.
Edhe kryetari Salim Jenuzi ka falënderuar USAID-in dhe UNDP-në, jo vetëm për sigurimin e mjeteve për blerjen e borëpastruesit, po edhe për të gjitha ato që kanë bërë në këtë komunë gjatë viteve të kaluara. “Me sigurimin e këtij borëpastruesi, shpresohet se tani e tutje do të mundësohet pastrimi me kohë i rrugëve lokale të 36 lokaliteteve, punë kjo që gjatë viteve të kaluara është bërë me mjaft vështirësi, për shkak të konfiguracionit mjaft të papërshtatshëm të terrenit, si dhe borës së madhe që shpesh bie në territorin e kësaj Komune”, ka nënvizuar Jenuzi.