Kaçe siguron ligën e kampioneve, mund Vilën
Ekipi i Ergys Kaçes ka fituar në transfertën e Janinës, me të cilën luan Emiljano Vila, duke u kualifikuar në kompeticionin më të madh europian
Mesfushori i ri kombëtares së Shqipërisë ka festuar dje dy herë. Një për ftesën e lajmëruar në kombëtaren shqiptare dhe se dyti për triumfin në transfertë ndaj Janinës me fitoren 2-1, e cila i kualifikoi ata në kupën e kampioneve. Kjo arritje u ndihmua edhe nga barazimi midis skuadrave të Atromitos dhe Asteras me rezultatin 0 me 0.
Në ndeshjen PAS Janina-Paok, në formacionin bazë luajtën të dy lojtarët që janë ftuar në kombëtaren shqiptare, Emiljano Vila dhe Ergys Kaçe. Kaçe luajti gjatë gjithë 90 minutave, duke dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme me lojën e tij në fitoren e arritur, ndërsa Vila u zëvendësua në minutën e 86-të.
Gjithsesi, kjo humbje e ka dërguar skuadrën e Vilës në ligën e Europës. Nga ana tjetër, Paok ka zhvilluar një sfidë shumë të fortë, duke e kthyer rezultatin nga 1 me 0 në 1 me 2. Në pjesën e parë, vendasi t luajtën më mirë se miqtë, ku shënuan në minutën e 31-të me De Viçenti.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat. Në pjesën e dytë, PAOK zhvilloi një lojë më agresive, për vetë faktin se i duhej të merrte trepikëshin. Pas përjekjeve të shumta, ndihmuar edhe nga mesfushori ynë 19 vjeçar, miqtë barazuan në minutën e 70 me anë të Kotsuranis.
Por pa kaluar katër minuta, PAOK kaloi në avantazh me anë të Shindefeld. Në ndeshjen tjetër të grupi kualifikues, Atromitos barazoi ba gola ndaj Asteras, duke i hapur rrugë kualifikimit të Paokut në kupën e kampioneve, Një arritje e madhe kjo për lojtarin 19-vjeçar, i cili mendohet se do të futet titullar ndaj Norvegjisë.
Kaçe dhe Vila priten ti bashkohen sot grupit të lojtarëve të kombëtares në kompleksin Tropikal në Durrës. Në sezonin e rregullt, PAOK u rendit në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm pas Olimpiakos.
Sipas rregullave të federatës greke, katër ekipet e renditura pas kampiones do të zhvillonin ndeshje në grup midis tyre për të përcaktuar skuadrën që do të kualifikohej për në kupën e kampioneve.
Gjatë sezonit të sapo mbyllur, 19-vjeçari ka qenë gjithnjë një lojtar kyç në formacionin bazë, ku ka luajtur pothuaj në të gjitha ndeshjet e PAOK. Në shumë raste ai është vlerësuar me nota maksimale nga kritikët sportivë në vendin helen.