Sadiku, dy gola për mungesën në listë
Sulmuesi i ri ka shënuar dje dy gola për skuadrën e Luganos, një kundërpërgjigje kjo për De Biazin, i cili nuk e ka përfshirë lojtarin për ndeshjen ndaj Norvegjisë
Numri 10 i skuadrës së Luganos ka shënuar dy gola në ndeshjen e djeshme ndaj Bellinzonës në fitoren me rezultatin 4 me 3. Salihi shënoi golin e parë në minutën e 7 dhe të tretin në të 79-ën. Me 18 golat e tij, Sadiku është renditur i dyti në listën përfundimtare të golashënuesve në kampionatin zviceran, duke u n darë vetëm nga një gola nga vendi i parë. Por kjo nuk ka mjaftuar që ai të jetë pjesë e skuadrës kombëtare për ndeshjen ndaj Norvegjisë.
Armando Sadiku nuk ësht6ë grumbulluar nga De Biazi për ndeshjen kundër Norvegjisë. Ky lajm është bërë zyrtarisht i ditur nga vetë trajneri De Biazzi, i cili duke pasur në formacion, Azdren Llullakun, ka vendosur që ta kursejë për këtë sfidë Armando Sadikun.
Sipas De Biazit, zgjedhja është bërë më shumë për arsye taktike sesa teknike. Sipas italianit, Llullaku është një futbollist që luan mjaft mirë si mesfushor i djathtë por edhe si i majtë. Nga ana tjetër, për rolin e Sadikut Sadikut bëjnë pjesë tre lojtarë si Erjon Bogdani, Edgar Çani dhe Hamdi Salihi.