Sindroma “Pashaj” dhe heshtja e rrugës “Labinoti”

Nga Algen Vrapi
Albania-Sport - Një radiokronist i pavëmendshëm në një cast, e përcolli te dëgjuesit rezultatin 1-0 në minutën e 30-të të takimit Teuta- Kastrioti. Nuk e pa që loja rifilloi nga portieri e jo nga qendra. Pozicion jashtë loje i një sulmuesi durrsak. Gjyqtari Pashaj deri këtu ishte i pranueshëm nga të dy trajnerët, Starova dhe Haxhia. Më pas vjen minuta e 34-t. Pas një rivënieje anësore, Kapaj pranë portës së krutanëve gjuan fort, prirët dhe 1-0 vërtet, ndonëse lojtarët miq protestojnë për një prekje. Në minutën e 68-të vjen 11-metërshi për durrsakët, që kthehet në gol nga Mancaku. Për këto, Pashaj kundërshtohet fort nga trajneri Haxhia, pas ndeshjes, në konferencën për shtyp. Në fakt, gjyqtari Pashaj është kundërshtuar nga disa teknikë gjatë këtij sezoni. Por kundërshtimet mirë është të bëhen e të ndiqen në rrugë institucionale, përvec deklaratave për median. Në rastin në fjalë të javës së 21-të, pra në stadiumin "Niko Dovana", ishin të pranishëm edhe ndonjë anëtar i komisioneve të disiplinës, edhe ndonjë punonjës i federatës. Normalisht nëse gjykimi i Pashajt bëhet objekt shqyrtimi, këta punonjës duhet të japin prononcimet e tyre. Haxhia ankohet edhe për transmetimet televizive dhe komentet nëpër disa studio. Është e drejtë e tij. Kur e akuzuan Kolinën për një gabim, pasi panë e ripanë filmimet, arbitri I shquar u përgjigj: "Kam vetëm dy sy dhe jo njëzet telekamera". Nuk vuri njeri në dyshim ndërgjegjen, por vetëm gabimin njerëzor të syrit apo të vëmendjes. Pra nëse, sipas trajnerit Haxhia dhe të tjerëve, nuk ka gabim njerëzor, por gjykim të korruptuar, të njëanshëm me dashje, pas deklaratave në media, ai dhe kolegë të tjerë le të protestojnë fort për të gjetur të drejtën e tyre në zyrat e rrugës "Labinoti" në Tiranë. Sigurisht nëse i dëgjojnë e i marrin në konsideratë ankimet e tyre.