Kacin, Bramerc: Serbia të bashkëpunojë me Hagën
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin dhe prokurori i përgjithshëm i Hagës, Serzh Bramerc kanë shfaqur shpresën se Beogradi do të vazhdojë të bashkëpunojë me Gjykatën në lidhje me bashkëpunëtorët, që kanë ndihmuar fshehjen e të arratisurve të Hagës, ka njoftuar Parlamenti Evropian.
Siç thuhet në njoftim, Kacin, ka theksuar se për sundimin e ligjit në Serbi është e rëndësishme, që të zbluohet ky rrjet, sepse vetëm ashtu demonstrohet pavarësia e organeve gjyqësore dhe kontrolli civil ndaj shërbimeve të sigurisë.
Kacin, ka thënë ndër të tjera, se programi për mbrojtjen e dëshmitarëve nuk funksionon në Serbi dhe se të gjithë dëshmitarëve u duhet ofruar siguria fizike e materiale dhe të drejtat e tjera.