E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria e Përgjithshme: Akuzat per trafik jane te vjeteruara

Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë ka hedhur poshtë akuzat që ngrihen në raportin e raportuesit të KiE, Dick Marty, mbi transplantimin e organeve në zona të caktuara të Shqipërisë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, në një deklaratë për shtyp, ka deklaruar se ky institucion nuk ka pasur asnjë të dhënë për kryerjen e aktiviteteve të tilla, madje as nga institucionet ndërkombëtare.

“Akuzat në raportin e Dick Marty, se në Shqipëri janë kryer transplantime organesh, janë të dhëna për të cilat prokuroria e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë dijeni dhe nuk ka pasur kërkesë për hetim nga asnjë organ ndërkombëtar”.
Njëkohësisht, ai ka hedhur poshtë edhe akuzat e bëra së fundmi nga ish-prokurorja Carla del Ponte, se Shqipëria ka penguar hetimet e Hagës mbi këtë cështje, përgjegjësia e të cilës i atribohet ish-drejtuesve të UCK-së.

“Pas njohjes me projek-zolutën dhe të drejtën e lirive të njeriut të Këshillit të Europës dhe pasi shqyrtuam deklaratat dhe akuzat për trafik të organeve të ushtareve serbe janë të vjetëruara e të ezauruara”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›