Kaçupi: Jo më pranime pas mesditës së 19 dhjetorit
17/12/2008 Nisi dje regjistrimi i fituesve të sistemit part-time
Pas kësaj date listat dorëzohen në Ministrinë e Arsimit
Nis regjistrimi i kandidatëve të shpallur fitues në programet e studimit me kohë të pjesshme. Kështu, të gjitha fakultetet publike që kanë riçelur këtë vit ciklin e studimeve me kohë të pjesshme, menjëherë pas mbylljes së fazës selektive dhe publikimit të kandidatëve fitues kanë rihapur procesin e regjistrimit përfundimtar të fituesve. Ndërkohë drejtuesit e këtyre institucioneve pohojnë se në të gjitha ambientet publike të institucioneve të arsimit të lartë publik është bërë afishimi i listave me kandidatët fitues, përkrah të cilave kanë nisur dhe proceset e regjistrimit definitiv. Afatet për kryerjen e kësaj procedure tashmë janë të kufizuara dhe kandidatët që nuk do të paraqiten për të kryer këtë proces deri në datën e përcaktuar do të humbasin të drejtën e studimeve në këtë program, ndonëse janë renditur në listat e fituesve. Në një prononcim për gazetën dekani i Fakultetit të Drejtësisë Skënder Kaçupi pohon: “Procesi i regjistrimit të kandidatëve që janë renditur fitues në listat përfundimtare do të jetë i vlefshëm deri në mesditën e 19 dhjetorit. Pas kësaj date nuk do të ketë procedura të tjera regjistrimi, ndaj fituesit duhet të tregohen të kujdesshëm në respektimin e afateve. Me mbylljen e këtij procesi do të hartohet dhe lista e studentëve që do të ndjekin studimet part-time si për ata që e kanë fakultete të parë, ashtu dhe për ata që e kanë fakultet të dytë, dhe kjo listë do të dërgohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Mbyllja e këtyre procedurave do të shoqërohet me nisjen e procesit mësimor.” Pas mungesës njëvjeçare të këtij programi studimesh, janë shtuar dhe kërkesat e aplikanteve. Për këtë vit pranimet janë zhvilluar në saje të konkursit me mesatare, pasi fluksi i aplikantëve për këto programe ishte tepër i lartë krahasuar me kuotat e përcaktuara nga qeveria për vitin akademik 2008-2009. Kështu, pohohet se konkurrenca më e fortë ka qenë për pranimet në Fakultetin e Drejtësisë, për të cilin në total gjatë këtij viti ishin shpallur rreth 200 kuota pranimi, ndërsa numri i aplikuesve ishte mbi 1200. Kjo ka bërë që të ngrihet komisioni dhe të përzgjedhë si fitues të gjithë ata kandidatë që kanë pasur mesataren më të lartë deri në plotësimin e kufirit të përcaktuar për fituesit. Gjithashtu konkurrencë e fortë ka rezultuar të jetë dhe në fakultetet e tjera, ku për një vend kanë aplikuar më shumë se 10 kandidatë. Megjithatë, procedurat e regjistrimeve do të mbyllen më 19 dhjetor dhe pas kësaj date bëhet e ditur se s’do të ketë më lëvizje për këtë cikël studimesh, duke mbyllur kështu përfundimisht dhe procesin e pranimeve të sistemit part-time për këtë vit akademik. Gjithsej ishin përcaktuar për këto programe mbi 4 mijë kuota, të shpërndara sipas degëve përkatëse të fakulteteve publike në vend.