E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH, skemë e re e ndarjes së buxhetit

17/12/2008  Universitetet

Ndryshon formula e ndarjes së fondeve për universitetet publike. Sipas skemës së re të përcaktuar nga ekspertët e arsimit në bashkëpunim dhe me konsulentët e Bankës Botërore, është vendosur që gjatë 209-s buxheti për fakultetet publike do të ndahet sipas parimit të meritës. Kjo do të thotë se këto institucione do të garojnë ndërmjet tyre për të thithur sa më shumë fonde, veçanërisht ato të investimeve. Konkretisht ndarja e fondeve për këto struktura gjatë 2009-s do të bazohet në parametra si: numri i studentëve, kualifikimi i pedagogëve, zhvillimi i kërkimit shkencor, programet studimore. Kjo formë e re e ndarjes së të ardhurave në universitete do të përfshijë në garën e konkurrimit për thithjen e fondeve të nevojshme që do të duhen për kryerjen e investimeve. Deri më sot është vepruar me një ndarje aritmetike të fondeve për çdo universitet, duke u bazuar në numrin e studentëve që ndiqnin procesin akademik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›