E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, 16 të vdekur nga gripi i derrit

SHKUP- Në Maqedoni ka arritur në 16 numri i viktimave si pasojë e virusit AH1N1 i njohur ndryshe dhe si gripi i derrit. Në klinikën infektive në qendrën spitalore të Shkupit sot ndërroi jetë një 59 vjecar. Pacienti ishte shtruar në klinikë tre ditë më parë ndërkohë që autoritetet shëndetësore thonë se ai vuante dhe nga patologji të tjera, si probleme me frymëmarrjen dhe diabeti. Pacienti nuk iu ka rezistuar dot mjekimeve dhe ka ndërruar jetë sot në mesditë. Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup rreth 15 pacientë janë shtruar me simptoma të rënda nga virusi AH1N1, 9 prej të cilëve fëmijë.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›