Basha: Krimi për këtë vit ka rënë me 79 raste
TIRANë- Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha mori pjesë sot në analizën e veprimtarisë gjatë vitit 2009 të Departamentit të Hetimit të Krimit dhe të Departamentit të Kufirit dhe Migracionin të Policisë Policisë së Shtetit. Ministri Basha vlerësoi rezultatet e arritura nga strukturat e hetimit të krimit në goditjen e elementëve dhe grupeve kriminale. Ai tha se krimi i vrasjes për këtë vit ka rënë me 79 raste dhe ky është treguesi sipas tij, më i ulët i regjistruar në dhjetë vitet e fundit. Ministri Basha cilësoi si arritje tepër të rëndësishme instalimin e sistemit TIMS në të gjitha pikat e kalimit kufitar, instalimin e sistemit të analizës së informacionit MEMEX në Drejtoritë e policisë në qarqe dhe vënien në funksionim të qendrës operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Basha vuri theksin në faktin se një pjesë e rëndësishme e kritereve të përcaktuara për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian ka të bëjë pikërisht me përmbushjen e detyrave të përcaktuara për Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.(m.a/News24/BalkanWeb)