Peter Andre, fondacion për kancer pas vdekjes së vëllait

Pop-ylli australian Peter Andre ka themeluar një fondacion në përkujtim të vëllait të tij, i cili vdiq nga kanceri vitin e kaluar.Andrew, vëllai i madh i yllit të këngës “Mysterious Girl”, kishte humbur luftën me sëmundjen vdekjeprurëse në dhjetor, në moshën 54-vjeçare.
Fondacioni i themeluar do të mbledhë fonde së bashku me një shoqatë bamirëse në Britani të Madhe. Ai këtë fondacion e themeloi të mërkurën.
“Jam i lumtur t’ju njoftoj se Fondacioni ‘Peter Andre’ është lansuar. Siç e dini, unë kam arsye personale për të ngritur fondacionin për hulumtime për kancerin dhe për të ngritur shqetësimin për këtë sëmundje të tmerrshme”, thuhej në sajtin e tij.
“Humbja e Andrew ka qenë e tmerrshme për mua dhe për familjen time, por përmes fondacionit tim dhe përkrahjes tuaj ne kemi mundësi që t`u ndihmojmë njerëzve të diagnostikojnë më herët sëmundjen”, thuhet më tej.
Zëdhënësi i shoqatës bamirëse në Britani shtoi: “Jemi të lumtur që Peter Andre bëri të ditur lansimin e fondacionit ‘Peter Andre’”.
“Fondacioni ‘Peter Andre’ do të ndihmojnë mbledhjen e parave për të përkrahur fushatën tonë kundër kancerit... Kjo fushatë do t’u japë rastin njerëzve që të flasin për rrezikun e kancerit si dhe për parandalimin e kancerit në fazat më të hershme. Me ndihmën e Peterit ne dëshirojmë që të inkurajojmë sa më shumë njerëz që të vizitojnë doktorët e tyre nëse janë të brengosur për ndonjë ndryshim në trupin e tyre”, ka thënë ai./Indeksonline/