E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD i heq imunitetin gjyqtarit te Vlores, i akuzuar per korrupsion

Tirane-Gjyqtari i Gjykates se Vlores, Thoma Nika, vihet perballe drejtesise i akuzuar per korrupsion. Pas kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme, Keshilli i Larte i Drejtesise vendosi dje ne mbledhjen e tij te zhvilluar me dyer te mbyllura, e drejtuar nga zevendeskryetari Kreshnik Spahiu, t'i heqe imunitetin gjyqtarit Thoma Nika dhe t'i hapet rruge procedimit te tij penal. Ky vendim i marre ne unanimitet te anetareve te KLD-se, i hap rruge hetimeve te Prokurorise se Rrethit te Fierit, per gjyqtarin e Gjykates se Vlores, me akuzen "korrupsion pasiv i gjyqtareve, prokuroreve dhe funksionareve te drejtesise". Vendimi i djeshem, coi edhe ne pezullimin e menjehershem nga detyra te ketij gjyqtari, deri ne perfundim te procedimit ndaj tij.
Sipas prokurorise, Nika akuzohet se ka marre nga disa persona shumen e 30 mije eurove, per zgjidhjen ne favor paleve te interesuara te nje ceshtje gjyqesore. Gjyqatri Thoma Nika mori vendimin per lirimin nga burgu te ish-drejtorit te Hipotekes se Vlores, Eduart Banushi, i arrestuar per korrupsion me regjistrimin e nje trualli ne qender te Vlores. Pas ketij vendimi, prokuroria reagoi ashper, duke e konsideruar vendimin te padrejte.
Ky eshte i katerti vendim brenda nje harku kohor prej nje viti, qe KLD merr per heqje imuniteti te gjyqtareve, duke i vene ata ne dispozicion te hetimeve. Gjyqtari i Vlores, Thoma Nika, shkarkohet per here te dyte nga KLD, ndersa dy vjet me pare ai u rikthye ne detyre nga Gjykata e Larte, e cila e cmoi vendimin e pare te KLD-se te pavend. Gjate mbledhjes se djeshme te KLD-se, eshte diskutuar edhe organizimi i punes mbi analizat vjetore te te gjitha gjykatave, trajnimi vazhdues prane Shkolles se Magjistratures, si edhe delegimet e gjyqtareve, sipas procedures se parashikuar me vendim te Keshillit te Larte te Drejtesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›