Kadilli Rama tenton ta marre pushtetin me dhune

Demonstrata e 21 janarit ishte nje puc i qarte ndaj shteti ligjor. Keshtu ka pohuar deputeti demokrat Fatbardh Kadilli. Sipas tij populli ishte i heshtur ne 28 janar. Kadilli tha se mazhoranca respektoi thirrjen e Bashkimit Evropian ndaj dhe anuloi manifestimin antidhune. Duke iu referuar demonstrates Kadilli tha se kemi militante kunder popullit te cilet kane qene organizuar nga Rama. Ai kerkoi qe palet te qetesohen dhe te bashkepunojne per te miren e vendit. Por nenvizoi se per mazhorancen jane bere puce. Duke iu referuar Komisionit Hetimor per 21 janarin Kadilli tha se kerkesa per tabulatet e politikaneve te larte dhe krereve te shtetit nuk mund te konsiderohet pergjim. Prokuroria nuk po heton organizatoret. Dhuna eshte e iniciuar nga opozita dhe prokuroria nuk heton mbi vrasjet. Nuk jane hetuar individe te vecante - tha Kadilli ndersa shtoi se po hetohen ata qe mbrojten institucionet. Duke iu referuar Presidentit Kadilli tha se Topi nuk doli si garant ne 21 janar. Topi nuk doli si garant i popullit. Veprimet e tij nuk ishin ne kohe reale - tha Kadilli. Per SHISH-in Kadilli tha se nuk ka bashkepunuar me qeverine. Sipas tij te gjitha keto ngjarje te iniciuara nga Rama behen sepse ai nuk pranon perballjen me zgjedhjet dhe tenton ta marre pushtetin me dhune.