E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika nderon aktoren Liza Vorfi

Presidenti i Republikes prof. dr. Bamir Topi mori pjese dje ne homazhet e zhvilluara me rastin e vdekjes se aktores se shquar te skenes dhe kinematografise shqiptare Liza Vorfi e cila u shua dje ne moshen 88-vjecare. Kryetari i shtetit shqiptar pasi vendosi nje kurore me lule dhe u perul me nderim para trupit te pajete te aktores u shprehu ngushellimet e sinqerta familjareve te te ndjeres Liza Vorfi si dhe mbare bashkesise se artisteve shqiptare per humbjen e kesaj figure te shquar te artit te aktrimit. Sigurisht qe ndihem i hidheruar. Erdha per te nderuar nje figure te spikatur te artit teatral dhe kinematografik shqiptar por edhe per te ngushelluar nga afer te birin nje shokun tim qysh nga femijeria. Natyrisht humbje te tilla jane jo vetem per familjen por jane per te gjitha institucionet shqiptare te kultures dhe te artit - u shpreh Topi. I pranishem ne ceremoni ishte dhe Kryeministri Sali Berisha. Duke e vleresuar ate si nje nga personalitetet me te medha te artit tone skenik Kryeministri Berisha u shpreh Sot kombi percjell ne banesen e fundit nje prej yjeve me te shkelqyera te artit tone skenik nje prej artisteve me te dashura te shqiptareve percjell artisten gruan bashkeshorten njeriun qe perfaqesoi me aq dinjitet vlerat me te arrira virtytet me te mira talentin me te rralle.

Liza Vorfi do te mbahet mend ne memorien e shqiptareve si nje nga personalitetet me te medha te artit skenik dhe qe me interpretimet e saj u be e pavdekshme ne kete art.

Liza Vorfi ishte gjithashtu nje mbeshtetese nder me te flaktat e ndryshimeve te medha demokratike ne kete vend. Cdo shqiptar humbet sot me kete artiste te madhe nje personalitet te shquar. Bota shqiptare humbet nje nga perfaqesuesit e saj te ndritur. Sot kemi humbur nje pjese te thesarit te kultures sone - u shpreh me kete rast Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Gjate karrieres se saj Liza Vorfi u ka dhene jete mbi 60 personazheve ne skenen e teatrit dhe ne filma artistike. Vorfi ka interpretuar ne role si Elmira Tartufi Dezdemona Otello Dorina Borgjezi fisnik Beatricja Sherbetori i dy zotnive Dona Lucia Karnavalet e Korces Marta Cuca e maleve Mara Permbytja e madhe etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›