Sulmi ndaj kryeministrisë, Sejdiu dënon aktin

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka reaguar ndaj ngjarjeve që kanë ndodhur sot në oborrin e kryeministrisë në Prishtinë ku disa veteranë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë hedhur shishe molotovi. Sipas një deklarate për shtyp të presidencës presidenti Fatmir Sejdiu ka dënuar, aktin e atakimit të pronës dhe të institucioneve të vendit.
"Presidenti Sejdiu mbështet të drejtën e qytetarëve për të protestuar në përputhje me ligjin, por kundërshton fuqishëm çdo akt të dhunshëm, i cili rrezikon jetën e qytetarëve, pronën dhe institucionet e Republikës së Kosovës", thuhet në deklaratë. Gjithashtu presidenti Sejdiu u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve të vendit të vazhdojnë edhe më tej angazhimet e tyre për përmbushjen e obligimeve ligjore ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, e në këtë rast, në veçanti, ndaj veteranëve të UÇK-së.