E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një deputet i ri në Kuvend

Anduel Xhindi bëri betimin sot në Parlament, duke zëvendësuar deputeten e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi, e cila u miratua pak ditë më parë si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Andeul Xhindi është djali i deputetit të vrarë socialist, Fatmir Xhindi, nga Roskoveci i Fierit. Ai ishte në listën e kandidatëve për deputet në këtë Qark në zgjedhjet e vitit 2009, por nëse nuk fitoi atëherë, fati ia desh që të hynte në Parlament dy vite më vonë.

24 vjeçari të paktën për dy vitet e ardhshme deri në përfundim të mandatit do të përfaqësojë në Parlament qytetarët e Fierit. /Start/

                                                                                             2011-11-17 11:09
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›