E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specialistët brazilianë: Materaci i tha Zidan, “motra tendë është një “prostitutë”.

Sipas specialistëve brazilianë të leximit të fjalëve të shqiptuara nga buzët, lojtari italian Materaci e ka fyer kundërshtarin e tij francez duke i pohuar se motra e tij është një "prostitutë". Është kjo fyerje sipas tyre që provokoi atë goditje agresive me kokë të yllit francez në kraharorin e kampionit të Botës, Marko Materaci. Specialistët brazilianë e bënë këtë shpjegim gjatë një emisioni të televizionit "Globo". Para se ndodhte incidenti, Materaci e kishte mbajtur ashpërishr mesufushorin francez nga bluza, dhe më pas filluan shkëmbimin e batutave duke i përmendur dy herë rresht se "motra tende është një prostitutë". Pas goditjes me kokë, Zidan u largua me karton të kuq nga ndeshja.
Zidan pritet të sqarojë brenda disa ditësh arsyet që e shtynë të qëllonte me kokë mbrojtësin provokuer italian. Lajmin e bëri të diurt për BBC agjenti i tij Alain Migliaccio. Zidan i tha agjentit të tij se "Materaci kishte thënë disa gjëra shumë të rënda por pa thënë se cfarë ishin ato. "Ai ishte shumë i zhgënjyer dhe tepër i trishtuar. Ai nuk donte kurrsesi të përfundonte karrierën e tij në këtë mënyrtë"
Sharjet e mundshme të Materacit
* * *
TV brazilan "Globo": Materaci e ka fyer kundërshtarin e tij francez duke i pohuar se motra e tij është një "prostitutë".
* * *
Gazeta britanike "Indipendent": Zidan mund të jetë fyer për origjinën e tij algjeriane dhe fisit kabyle. Materaci mund ta ketë fyer se lojtari është implikuar në skandalin e dopingut me Juventusin
* * *
Gazeta britanike "The Guardian": Mbrojtësi italian e kërcënoi francezin me përcaktimin "terrorist"
* * *
Bernard Tapie në televizonin francez TF1: "Padyshim që i ka thënë gjëra shumë të rënda, sigurisht për nënën e tij"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›