Tërmeti në Turqi, 432 të vdekur 1400 të plagosur
Turqi- Bilanci i viktimave i tërmetit të fuqishëm në juglindje të vendit me magnitudë 7.3 arriti sot në 432 të vdekur, dhe mbi 1400 të plagosur.
Sipas autoritetëve turke po ngrihen mijëra tenda dhe çadra për të pastrehët nga tërmeti. Nga ana tjetër banorët shprehen se kanë ftohtë dhe se gjatë natës pothuajse ngrijnë.
Drejtuesit e Agjensisë së Emërgjencave deklaruan se nga tërmeti mbi 2 mijë shtëpi u shëmbën. Ndërkohë shpresat për të gjetur të mbijetuar po pakësohen sa më shumë orë kalojnë. Kërmimet vazhdojnë si nga grupet e kërkim-shpëtimit, ashtu edhe nga vetë banorët.
Nga të personat që humbën jetën ishin nga qyteti i Van, dhe të tjerët nga qyteti Erkis. Si pasojë e tërmetit që tronditi dje Turqinë u ndërpre energjia elektrike, duke vështirësuar punën e grupëve të kërkimit. Ndërkohë pak më vonë u rregjistrua dhe një tjetër tërmet me magnitudë 6.1.
Shkrime të tjera me interes: