Këshilla për të pasur dhëmbë të bardhë
Të lash dhëmbët çdo ditë, të lësh duhanin, është shumë mirë. Por nuk duhet të keni besim te armiqtë e fshehur. Ja cilat janë këshillat për të mbrojtur dhëmbët tuaj dhe për të ruajtur një buzëqeshje të këndshme.
1. Dhëmbët e bardhë: mos kini besim te vera
Ata që duan të kenë dhëmbë të bardhë, duhet t’i heqin një vizë verës. E mbushur me acide, vera është mjaft e njohur si ngjyrues i dhëmbëve. Këtë gjë mund ta keni konstatuar pasi keni pirë verë të kuqe. Por kujdes, edhe vera e bardhë mund të jetë e keqe për dhëmbët tuaj. Një studim i realizuar nga një universitet në Nju-Jork ka treguar se vera e bardhë nuk i ngjyros dhëmbët menjëherë, por ka aftësi të fiksojë ngjyrën e pijes që ju do të pini më pas. Kështu, nëse do të pini një gotë Chardonnay dhe më pas do të pini kafe, dhëmbët tuaja do të jenë dy herë më të nxirë nga kafeja.
2. Harrojini ëmbëlsirat
Disa lloj bonbonesh të buta, apo edhe disa çimçakiza, përveç kariesit që mund të shkaktojnë, mund të kenë tendencë dhe të ngjyrosin dhëmbët. Për të ditur nëse ëmbëlsirat tuaja të preferuara rrezikojnë të dëmtojnë bardhësinë e dhëmbëve, është shumë e thjeshtë. Nëse gjuha juaj do të ngjyroset, ka shumë shanse që edhe dhëmbët tuaj mund të kenë të njëjtin fat. Prandaj nuk duhet t’u keni shumë besim dhëmbëve tuaj.
3. Vërini një kryq koka-kolës
Koka-kola apo dhe pije të tjera që bëjnë pjesë në familjen e saj, janë shumë të pasura në acide dhe në kromogjene. Të pish rregullisht koka-kola rrezikoni të bëni pis dhëmbët. Për më tepër që aciditeti që përmbajnë këto pije dëmton smaltin e dhëmbëve. Për të evituar këtë fenomen, është mirë që pasi të keni pirë soda, shpëlajeni gojën me ujë.
4. Shmangni salcat
Salcat duhet të shmangen kur përpiqemi që të rrëzojmë kile dhe kur duam të ndjekim një dietë. Por nuk e dinim se salcat dëmtonin zmaltin. Kështu, salca e domates, e sojës, mund të zbehin bardhësinë e dhëmbëve tuaj. E vetmja zgjidhje është që të lani dhëmbët menjëherë pas ngrënies.
5. Mos hani shumë fruta të kuqe
Luleshtrydhet, manaferrat, boronicat, na pëlqejnë që t’i hamë në pranverë, por dhëmbët tanë nuk janë shumë dakord. Këto fruta të kuqe kanë si tendencë të dëmtojnë zmaltin. E njëjta gjë edhe për rrushin e kuq dhe të zi.
6. Pini më pak çaj
Duhet të keni parasysh se çaji lë më shumë shenja se sa kafeja. Prandaj është e rëndësishme që të lani dhëmbët menjëherë pasi keni pirë çaj, që të shmangni shenjat mes dhëmbëve. Më i keqi është çaji i zi, prandaj përpiquni të pini çaj jeshil ose të bardhë.
Si të keni një buzëqeshje me dhëmbë të bardhë
1. Një truk i vogël
Pastat e dhëmbëve mund të kenë efekte lidhur me bardhësinë e tyre. Por jo te të gjithë përdorimi i furçës është i njëjtë. Prandaj është mirë që kur lani dhëmbët të hidhni një pikë limon mbi pastë dhe më pas të lani dhëmbët. Por një tjetër këshillë, një gjë të tillë nuk duhet ta bëni përditë.
2. Shkoni te dentisti
Për të pasur rezultate sa më të mira, mos besoni te mrekullitë. Më mirë duhet të bëni një vizitë te dentisti juaj. Fillimisht ai do t’u vendosë xhelin në dhëmbë, të cilin është mirë që ta mbani për disa orë dhe më pas mund t’u kalojë me lazer për të pasur një shkëlqim më të madh. Një aplikim të tillë duhet ta bëni sa më shpesh, në rast se dhëmbët tuaj janë më të nxirë nga ç’duhet.
3. Disa masa parandaluese
Para se të përdorni masa të ndryshme për të mbajtur dhëmbë të bardhë, duhet të dini që nuk keni dhëmbë të prishur. Pasi, nëse produktet që ju përdorni mund t’u shkaktojnë dhimbje te dhëmbët e sëmurë. Pasi keni shkuar të dentisti për të zbardhur dhëmbët, është mirë që të mos përdorni kafe, çaj, apo pije të tjera. Nëse ndieni dhimbje apo ndieni të ngrohtin apo të ftohtin e dhëmbëve, duhet që ta ndërprisni trajtimin për zbardhjen.