E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri shkrumbon kliniken dentare te keshilltarit bashkiak

Korce- Zjarri ka shkrumbuar teresisht nje klinike dentare ne lagjen nr. 17 te qytetit te Korces. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 01:00 te mengjesit te djeshem, kur klinika ne pronesi te Nezir Abasllarit, anetar i Keshillit Bashkiak, eshte perfshire nga flaket. Nje mjet zjarrfikes ka bere lokalizimin e flakeve, te cilat rrezikonin te perhapeshin edhe ne pallatin ngjitur me te. ndertesa nje kateshe eshte demtuar pjeserisht, duke u rrezuar edhe muri anesor i saj dhe jane djegur plotesisht pajisjet dentare. Ekspertet e policise thane se zjarri eshte aksidental pas nje shkendije elektrike. Si prove ka sherbyer sahati i nderteses, i cili ishte dhe shkaktari i lidhjes se shkurter. Nga perllogaritjet paraprake mendohet se demi i pajisjeve dentare mund te jete deri ne 2 milion leke, pa llogaritur demet e nderteses.

D.Z


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›