Bregu: PS të mos krijojë furtunë në gotë
Pasi e kanë ndjerë akoma më thellë humbjen në këtë zgjedhje Edi Rama me lakenjtë që e rrethojnë është duke u munduar që përgjgjësinë e humbjes tia atribuojë Partisë Demokratike. Deklaratat e herëpashershme të bërë nga selia rozë kanë detyruar partinë Demoktrika t’i bëjë thirrje Ramës dhe atyre që e rrethojnë të mos krijojnë furttunë në gotë. Majlinda Bregu u shpreh pak më parë se Partia Socialiste duhët të bëjë një gjest qytetar, të pranojë humbjen dhe të analizojë faktorët që ia sollnë dështmin, pavarësisht se faktin e këtij dështimi e dinë të gjithë, edhe Rama, por ai nuk po bën sikur nuk e di.
Deklarata e plotë
Duke ju uruar juve sot një ditë të mbarë, si dhe të gjithë atyre që po na ndjekin, më lejoni të konfirmoj nga selia e PD – duke iu kundërpërgjigjur dhe përgënjeshtruar lajmet të cilat vijnë në mënyrë kakofonike nga PS – se nuk ka ndodhur asnjë bllokim i procesit të numërimit të votave në Paskuqan, nuk ka patur asnjë largim të komisionerit të PD, ka patur vetëm një moment pushimi krejtësisht normal për shkak të lodhjes dhe mbingarkesës nga ana e komisionerëve. Në këto momente procesi ka rifilluar.
Prandaj, do t’ju lutesha të gjithëve nga selia tjetër, të mos akuzojnë dhe të mos krijojnë furtunë në gotë, kot, të paktën për aq kohë sa edhe selia e PD, i ka qëndruar një referimi krejtësisht korrekt të këtij procesi, si atij të votimit, ashtu edhe të procesit të numërimit të votave.
Ne kemi theksuar dje, e përsëris edhe njëherë sot, se të gjitha problematikat të cilat mund të vërehen gjatë procesit të numërimit të votave nëpër QNV dhe ndonjë problematikë nëpër KZAZ, duhet zgjidhur duke respektuar Kodin Zgjedhor shqiptar, institucionet shqiptare që ligji i njeh si institucione respektive përgjegjëse për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve.
Të njëjtën gjë kemi bërë ne, në rast se ka patur problematika kemi njoftuar në KQZ duke mos dashur të hyjmë në spiralen e deklaratave politike për të zhbllokuar situatat, të cilat kanë qenë të bllokuara.
Nëse do të vijonim me deklarata politike, unë mund t’ju them tani që në Bushat procesi i numërimit të votave është bllokuar nga Tom Doshi, ka ndodhur kështu sepse rezultati po thellohet për PD. Nëse do të vazhdonim me këtë llogjikë të deklaratave politike nga selitë respektive, nuk do t’i drejtoheshim KQZ-së, lidhur me situatat e djeshme, bllokimet në qarkun e Shkodrës, në Bushat, bllokimet nga komisionerët socialistë në Shijak dhe në Shën Avlash.
Edhe njëherë do t’ju kërkoja të gjithë komisionerëve, të gjithë numëruesve, jo vetëm të PD, por të gjithë atyre të cilët në këtë moment janë në përmbushje të detyrës së tyre ligjore, të vazhdojnë të kryejnë këtë detyrë pa u penguar, pa u frikësuar dhe me qetësi, sepse ky process zgjedhor është një proces që garanton një punë të qetë, të sigurt, dhe plotësimin e të gjitha standardeve.
Pra, ky është mesazhi që vjen nga selia e PD-së, deklaratat lidhur me bllokime të procesit zgjedhor, ju përsëris dhe njëherë, po ndodhin në këtë moment në Bushat nga kandidati i Partisë Socialsite Tom Doshi. Nuk është hera e parë që ky zotëri përpiqet të bllokojë procesin e numërimit të votave. I bëj thirrje PS të mos hedhë tym kot, sikurse po mundohet të bëjë këtë mëngjes.
A pretendon PD të ruajë avantazhin prej 71 deputeteësh në raport me PS. A pritet që PD të rrisë këtë avantazh me mandate të reja ndaj PS-së? A ka gjasa që procesi i numërimit të votave të mbyllet sot apo do të jetë dita e nesërme, kur do të kemi një raportim zyrtar nga KQZ?
PD është e vendosur të ndihmojë për aq sa i takon – ka rolin kryesor si parti kryesore – që ky process zgjedhor të mbyllet brenda standardeve, duke mos patur konflikte, duke mos stisur konflikte apo situata të cilat vijnë vetëm si presion i panikut të brendshëm në kampin tjetër. Pra ne do të bëjmë çështë e mundur dhe çfarë mund të bëhet nga ne dhe nga numëruesit tanë që ky process zgjehdor të përmbyllet sa më shpejt por duke mos cënuar standardet e procesit të numërimit të votave që është faza dhe hallka më e rëndësishme.
Përsa i përket pjesës tjetër, presim vendimin e KQZ – pavarësisht se jemi të sigurtë në fitoren e PD në rang vendi, në rang kombëtar, – nuk kemi asnjë dyshim për këtë, por presim të konfirmohet vendimi zyrtarisht nga KQZ. Do të pranojmë vendimin e KQZ, besoj që dhe ju e kuptoni që ne nuk mund të dalim dhe të bëjmë lojëra fjalësh si PS që deri dje thoshte mos i besoni sondazheve, sot thotë mos i besoni votave.
Nga qarqet kryesore si Fieri, Lushnja, Vlora vijnë akuza sipas të cilave komisionerët e PD bllokojnë procesin, duke marrë parasysh faktin që gjashtë kuti në Vlorë mund të cilësohen të pavlefshme nga ju…
Në fakt, përsa i përket pjesës së numërimit të Vlorës, nëse kanë bërë këtë gafë, është problemi i rëndë për PS, duhet ta dinë mirë se procesi i numërimit në Vlorë tanimë është në përfundim, pra nuk kanë se çfarë të numërojnë tjetër. Por edhe njëherë, e përsëris atë çka parashikon ligji shqiptar, respektimin e kodit zgjedhor, respektimin e institucioneve që garantojnë procesin e votimit, të numërimit dhe ruajtjen e standarteve deri në fund. Nuk besoj që ka ndonjë hije dyshimi tani se e kujt është fitorja e 28 Qershorit në Shqipëri, sigurisht që është fitorja e Aleancës së Ndryshimit, nuk ka asnjë dyshim, Shqipëria ka përqafuar për herë të parë si asnjëherë tjetër standartet evropiane, por nuk di sesa kanë mbërritur bindshëm deri në selinë rozë këto standarde.
...